Momentet më të mira të Samir Ramizit me Wohlenin (Video)
Lokale

Momentet më të mira të Samir Ramizit me Wohlenin (Video)

01.Jul.2015 01:48
0

Viteve të fundit kemi parë futbollistë shqiptarë në shumë vende të botës, që kanë dëshmuar cilësitë, duke qenë vendimtarë në ato skuadra ku aktivizoheshin.

E në mesin e shumë vendeve, është edhe Zvicra, ku lojtarët shqiptarë, janë të shumtë.

Vlen të shikojmë skuadrën nga liga e dytë, FC Wohlen, që në mesin e saj, ka hiq më pak se dhjetë shqiptarë.

Me fanelën me numrin 20 është edhe 23 vjeçari shqiptar nga Tërnoci i Komunës së Bujanocit, Samir Ramizi. 

Kjo skuadër ka regjistruar një sezon të mirë, duke mbetur e dyta në radhitje me 64 pikë, pas FC Lugano me 74 pikë, e cila është inkuadruar në elitën e futbollit zviceran.

Merita të mëdha në këtë sukses të Wohlenit kanë edhe futbollistët shqiptarë, që aktivizohen rregullisht, në mesin e tyre edhe Ramizi. Momentet më të mira për këtë vit të tërnocasit mund t’i shikoni në videon e mëposhtme. /Titulli.com/

VIDEO

Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, formohet grupi parlamentar
Luginës i duhet një muze për ruajtjen e trashëgimisë, politika të bëjë më shumë për këtë ...!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration