Molliqaj shpalos “faktet” që Konjufca ka qenë në SHIK, grumbullonte të dhënat që vinin nga Lugina e Preshevës
Lokale

Molliqaj shpalos “faktet” që Konjufca ka qenë në SHIK, grumbullonte të dhënat që vinin nga Lugina e Preshevës

12.Apr.2019 11:43
0

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka paraqitur sot “faktet” të cilat sipas tij dëshmojnë se shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca, ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Molliqaj gjatë seancës së sotme tha se Konjufca ka shërbyer në këtë organizatë përgjatë vitit 2000-2001. “Pas shumë hipokrizive dhe shumë të pavërtetave që janë thënë na duhet të ballafaqohemi me të vërteta. Për deklaratën time të thënë në kuvend që njëri prej ish-kolegëve të mi, Glauk Konjufca, ka qenë shërbyes dhe anëtar i SHIK-ut, më duhet t’i jap informatat që e konfirmojnë. Viti kur Konjufca ka shërbyer në SHIK ka qenë 2000-2001. Paga është 150 marka. Rekrutimin e ka bërë Fadil Lepaja.

Sektori në të cilin ka punuar është përpunimi i të dhënave”, ka deklaruar ai. Molliqaj me këtë rast, ka thënë se vetë Konjufca kishte paraqitur para tyre një letër që kishte të bënte me SHIK-un. “Vetë letrat që kanë ardhur nga terreni, një prej letrave që Glauku e kishte ndarë me neve si histori ishin edhe të dhënat që vinin nga Lugina e Preshevës se kush ku po ndalet dhe gjitha ato letra që vinin me shkrim të dorës Glauku me kolegët e tjerë i përpunonin dhe i futnin në të dhënat e SHIK-ut”, ka nënvizuar ai. Deputeti i PSD-së gjatë fjalimit të tij ka thënë se Konjufca kishte vendosur ta braktiste SHIK-un për shkak të pagës jo të kënaqshme që merrte atë kohë. “Arsyeja e largimit të Glaukut nga SHIK-u ishte paga e ulët dhe pastaj vazhdoi dikah tjetër. Këto dhe shumë fakte të tjera tregojnë që Glauk Konjufca në këtë periudhë ka qenë zyrtar në strukturat e SHIK-ut.

E kam parë që Glauku bashkë me bashkëpuntorët e tij të parë po hezitojnë të ballafaqohen me të vërtetën. Në vetvete nuk e kam problem që dikush ka qenë në SHIK”, ka potencuar ai. Më tej, Molliqaj i bëri thirrje ish-bashkëpartiakut të tij që të dalë dhe ta pranojë të vërtetën, respektivisht të ballafaqohet me të kaluarën e tij. “Unë besoj që SHIK-u si organizatë ka kryer veprime kriminale. Por nuk besoj që secili person në SHIK ka bërë një gjë të tillë. Por arsyeja pse po i them këto është se dikush që akuzon e vetë ka qenë aty është hipokrizi.

E dikush që nuk guxon ta pranojë të kaluarën e vet ai person është i rrezikshëm në politikë sepse ai person sigurisht që do ta bëjë edhe veprimin tjetër duke e fshehur të parin”, u shpreh Molliqaj. Ndërkohë, pak para se kryesuesi i seancës t’ia ndërprente fjalën, Molliqaj i bëri thirrje Konjufcës që të shkojë te Burdushi, mirëpo thirrja e tij në këtë drejtim mbeti në gjysmë, pasi që Xhavit Haliti konsideroi se Molliqajt i kishte përfunduar koha e deklarimit. “Glauk nuk të shpëton Kadria, nuk të shpëtojnë as njerëzit e tjerë të SHIK-ut, të shpëton e vërteta.

Glauk ta kanë lëshuar Burdushin prej brugut dhe mund të shkosh....”, ka potencuar ai pak para se t’i ndërpritej fjala./Zeri/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/olliqaj-konjufca.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration