Mjeshtri i teknikës së bardhë në Bujanoc që pushon vetëm dhjetë ditë në vit (Foto&Video)
Lokale

Mjeshtri i teknikës së bardhë në Bujanoc që pushon vetëm dhjetë ditë në vit (Foto&Video)

01.Feb.2016 10:01
0
Me zhvillimin e teknologjisë dhe hapjen e tregut të lirë në shtëpitë tona është rritur numri i aparateve elektrike, të cilat janë bërë edhe të domosdoshëm për jetën tonë të përditshme.

Edhe pse nuk mund të mburremi me standard të lartë jetësor, megjithatë në kohën që po jetojmë gati secila shtëpi ka një shporet elektrik, apo frigorifer, lavatriqe, fshesë elektrike, makinë për larje të enëve, ngrohëse elektrike, kondicioner ajri, dhe aparate tjera.

Rritja e numrit të aparateve të teknikës së bardhë ka sjell edhe nevojën për njerëz për t’i rregulluar ato në rast të prishjeve.

Njëri prej serviserëve më të njohur në Bujanoc e më gjerë është Sulejman Aliu, nga Letovica, që ka dyqanin (punëtorinë) e tij në qytetin e Bujanocit, të emërtuar “Syla”.

“Me këtë punë merrem prej vitit 1993, kur së bashku me inxhinierin e elektroteknikës Vahid Aliun, prej të cilit edhe kam mësuar zanatin, hapëm punëtorinë tonë, si serviserë të parë të teknikës së bardhë në Bujanoc”. Kështu Sulejman Aliu nis bisedën për portalin Titulli.com.

Pas dy viteve që kanë punuar bashkë, Sulejman Aliu në vitin 1995 hap dyqanin e tij, dhe prej asaj kohe punon dhe mban familjen me këtë “zanat”.

“Nuk është një punë që sjell përfitime të mëdha e të pasurohesh, por për të mbajtur familjen mjafton. Megjithatë, nëse nuk respekton punën nuk mund as këtë të arrish”, thotë Aliu.

Ai thekson se më herët ka pasur punë më tepër, por kohëve të fundit ka rënë çmimi i aparateve lektrike që i rregullon ai, saqë qytetarët pas skadimit të afatit të garancionit, nuk e rregullojnë më, blejnë aparat të ri.

Sa i përket territorit që mbulon me punën e tij Syla thotë se ai shtrihet prej Surdulicës e deri në Miratoc, pra komunat Bujanoc, Preshevë, Vranjë, Vladiçin Han e Surdulicë.

Ai është edhe serviser i autorizuar për komunat e lartpërmendura për prodhimet e katër kompanive Beko, Konçar, Favorit dhe Bira.

 “Jam njeri që gjthmonë punoj. Për mua nuk ka pushim as në fundjavë. Pushimi im i vetëm gjatë tërë vitit janë dhjetë ditë gjatë pushimeve verore me familje”, thotë Aliu për Titullin.

Sa i përket sezoneve mjeshtri Syla thotë se gjatë verës ka më tepër punë, pasi në këtë kohë, përveç punëve të rregullta, monton dhe mirëmban kondicionerë ajri, ndërsa kërkesat më të shpeshta dhe punën që e bën më shpesh, pa marr parasysh sezonit, është rregullimi i lavatriqeve.

Ai aktualisht nuk ka asnjë punëtor, të gjithë punën e bën i vetëm, edhe pse më herët ka pasur punëtor. Megjithatë, aktualisht ka dy nxënës që i ndihmojnë gjatë punës .

“Gjatë verës kam nevojë për punëtor, por nuk ka edhe shumë të rinj të interesuar të punojnë e gjithashtu as të mësojnë këtë zanat. Kohëve të fundit ka rënë interesimi”, shprehet Aliu.

Në fund serviseri Syla thotë se për të filluar këtë punë nuk duhen shumë mjete, por vetëm me punë të ndershme mund të mbash punën.

“Është e rëndësishme të fitosh besimin tek klientët, por edhe më e rëndësishme është të respektosh punën”, përfundon bisedën Sulejman Aliu./Titulli.com/

VIDEO:

 

Krijuesit e Luginës brenda një Panorame Letrare
Në Vranjë hapet fabrika me 1.250 vende të reja pune
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration