Lokale
Mjekët nga tetori do të paguhen në bazë të numrit të pacientëve
Ministra e Shëndetësisë së Serbisë Sllavica Gjukiq Dejanoviq ka paralajmëruar se pagesa e mjekëve sipas numrit të pacientëve do të fillojë nga 1 tetori i këtij viti, shkruajnë mediat e Beogradit.
“Pagesa për pacientë është diçka që ekziston në të gjitha vendet. Qëllimi është që pacienti të ketë shërbime sa më mira dhe që punëtorët shëndetësor të punojnë punën e vet në orarin e paraparë. Ne për fillim do të fillojmë me implementimin e kësaj formule nga 1 tetori dhe qëllimi është që në një institucion shëndetësor të nxirret mesatarja e punimeve. Ai që punon mesatarisht do ta marrë rrogën 100 për qind. Ai i cili punon mbi mesataren (kjo ka të bëjë me mjekët, motrat medicinave - infermierët) do të marrin më shumë...qëllimi është motivimi i punëtorëve shëndetësor në kujdesin parësor që ta bëjë punën e vet në interes të pacientit”, ka thënë ministra e shëndetësisë, transmeton Titulli.
Sipas fjalëve të saj, përqindja e pjesës variabile është 10 për qind.
“Mendojë se kapaciteti është i mirë dhe sistemi i shpërblimit duhet të jetë i ndryshëm pasi edhe puna është e tillë. Ata që punojnë në kujdesin dytësor dhe terciar shëndetësor nuk është si në atë primar, po ashtu edhe në raport me punën që kanë. Kjo për qindje shtesë në Mal të Zi është 50 për qind, në Slloveni 100 për qind apo anasjelltas, kështu që ne nuk kemi dashur që menjëherë të fillojmë me këtë përqindje”, ka thënë ministra e shëndetësisë.
Me këtë rast Gjukiq Dejanoviq ka shtuar se së shpejti në barnatore do të gjinden edhe barnat të cilat që një vit nuk ishin në treg dhe se ato nuk do të shtrenjtohen./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/mjeket.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!