Lokale
Mjekët e interesuar për specializime të paraqiten në KKSH
Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) përmes një kumtese njofton të gjithë mjekët e Luginës së Preshevës që janë të interesuar për të përfunduar specializimet në Republikën e Kosovës, të paraqiten në këtë organ në afat sa më të shkurtër kohor, në mënyrë që KKSH ti dorëzojë ato të dhëna në Ministrinë e Shëndetësisë, në Prishtinë.
Pas takimit të realizuar në Ministrinë e Shëndetësisë në mes të Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, Deputetit Republikan Riza Halimi me Ministrin e Shëndetësisë në Republikën e Kosovës Ferid Agani, Ministri është zotuar se edhe në këtë vit do të pranohen të interesuar nga Lugina e Preshevës.
Sipas kumtesës së KKSH të interesuarit së pari duhet të paraqiten në zyrën e saj për të parë për cilët drejtime kandidatët janë të interesuar dhe më pas të dhënat ti dorëzohen resorit përkatës në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. /Titulli.com/
Shkarko NJOFTIMINcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/kksh.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!