Mitroviq: Shqiptarët janë larguar nga Bujanoci, shembull bashkësia e Zarbincës
Aspirata për t'u bashkuar me Kosovën nuk është hera e parë, kjo është vetëm një në një seri provokimesh që vijnë nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Bujanoc, ka thënë Nenad Mitroviq, deputet popullorë dhe kryetar i Bordit Komunal të SNS në Bujanoc, transmeton Titulli.com.
Mitroviq është shprehur se përveç shqiptarëve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë jetojnë popuj të tjerë që kanë të drejtë të kërkojnë të jetojnë me njerëzit e tyre dhe të jetojnë në Serbi.
“Nëse marrim parasysh dhe shikojmë fshatrat e tyre do të shohim se ata kanë qenë bosh për shumë vite. Si shembull do të përmend fshatin Zarbincë. Në të gjithë bashkësinë lokale të Zarbincës, ka 6 fshatra me gjithsej 16 familje që jetojnë në to dhe ka rreth 3600 votues në të gjithë bashkësinë lokale në listën e zgjedhësve.”, ka thënë Mitroviq për srbinfo, transmeton Titulli.com.
Ai theksoi se nga kjo shihet se shqiptarët u larguan nga zona e komunës së Bujanocit shumë kohë më parë dhe se ata shkuan jashtë vendit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/itrovic.jpg): failed to open stream: No such file or directory