Ministrja e Kosovës Haradinaj-Stublla flet në OKB për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla në mbledhjen (virtuale) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka akuzuar Sërbinë për fushatë sistemike kundër shqiptarëve në Serbi (Medvegjë, Preshevë, e Bujanoc) duke pasivizuar adresat e tyre.
"Ndërkohë që Serbia vazhdon të kërkojë implementimin e marrëveshjes së Asociacionit, do të ishte mirë së pari të ndalë fushatën sistemike kundër shqiptarëve në Serbi (Medvegjë, Preshevë e Bujanoc), duke pasivizuar adresat e tyre" ka thënë mes tjerash në fjalimin e saj ministrja Haradinaj-Stublla.
Ajo është shprehur gjithashtu se Republika e Kosovës është e gatshme për fqinjësi me Serbinë dhe për të lëvizur drejt pajtimit, kurdo që Serbia është e gatshme që ta pranojë të bëmat e saj.
“Serbia vazhdon të ketë ndikim te grupe kriminale që operojnë në veri të Kosovës. Serbia refuzon bashkëpuinimin për luftimin e krimit të organizuar dhe luftimin e llojeve të tjera të krimit. Serbia bën propagandë për destabilizim”, është shprehur Haradinaj Stublla.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aradinaj-stublla-okb.jpg): failed to open stream: No such file or directory