Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës së Kosovës dënon transportuesit nga Lugina e Preshevës ( Dokument)
Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës, e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu, i ka dënuar sot transportuesit nga Lugina e Preshevës pasi që nuk kanë leje të transportit nga vendet e treta, raporton Front Online.
Sipas drejtuesëve të kompanisë “Ilirija”, një leje të tillë nuk mund ta marrin sepse nuk ka marrëveshje bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë.
Kompania nga Presheva ankohet se po gjobiten vetëm te Dheu i Bardhë dhe Han të Elezit, por jo edhe transportuesit që hyjnë nga pikat veriore dhe në Merdare. Përndryshe, vet ministri Aliu është me prejardhje nga Presheva.
Postimi i plotë NJOFTIM:
Të nderuar/a,
Siç po i shihni edhe në foto, janë dy Denimet, që na u kanë shqiptuar sot më datë 17.01.2022, në pikën kufitare/terminalin DHEU I BARDHË, nga Inspektoriati i Ministris së Infrastrukturës. Për LEJE TË TRANSPORTIT NGA VENDET E 3ta, e që këtë leje nuk mund të e sigurojm, sepse nuk ka marrëvshje bilaterale për këto lloj leje transporti, në mes shteteve të R. Kosovës dhe të Serbis.
Kompania jonë, me seli në PRESHEVË, vepron me transport ndërkombëtar (Export dhe Import) në relacionet: Kosovë – Gjermani, Zvicerr, Belgjikë, Holandë e Turqi dhe anasjelltas.
99% TË PUNËS TRANSPORTUESE E KEMI ME Rep. E KOSOVËS, DUKE E DITUR POZITËN TONË NË SERBI.
Për ne është e papërballueshme kjo shumë e denimeve të paguhet, dhe ngarkimet që i kemi të realizuara dhe të planifikuara për klientët nuk kemi mundesi të i realizojm deri në momentin që të i sigurojm këto leje, apo të na hiqen denimet në fjal.
Këto denime momentalisht janë duke u shqiptuar vetëm në pikat kufitare DHEU I BARDHË dhe në ELEZ HAN. Aty ku frekuentojn më së shumti kompanit transportuese shqiptare. Ka edhe tjera kompani që ju kanë shqiptuar këto denime.
Ju jemi shumë mirënjohës dhe falenderues të gjithë klientëve për mirëkuptim!
Me respekt,
ILIRIJA-Transport Company
copy(/home/titulli/public_html/images/image/heu-bardh-kamioni.jpg): failed to open stream: No such file or directory