Ministri i Arsimit në Serbi: Me koronavirus janë infektuar afër 4.500 nxënës
Ministri serb i Arsimit, Branko Ruzhiq deklaroi se 126 fëmijë në institucionet parashkollere, 2.151 nxënës të shkollave të mesme janë infektuar me koronavirus.
Ruzhiq mbrëmë ishte mysafir në emisionin “Prashalnik” në Radiotelevizionin Serbia (RTS) dhe deklaroi se 1.357 të punësuar janë infektuar në institucionet parashkollore, 2.882 në shkollat fillore, ndërsa në shkillat e mesme ka 1.164 punonjës të infektuar.
“Nuk ka asnjë arsye për panik dhe të shkaktohet psikozë me tregime se janë infektuar dhjetëra mijëra nxënës dhe të punësuar”, tha Ruzhiq.
Duke folur për kalimin në mësimin onlajn, ai tha se tranzicioni ishte “përafërsisht i mirë”.
Epidemiologu Branislav Tiodoroviq deklaroi se duhen 10 deri në 15 ditë zbatimit të vazhdueshëm të masave të përshkruara për të stabilizuar situatën epidemiologjike.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/hkollat-serbi.JPG): failed to open stream: No such file or directory