Ministri Hasani: Studentët nga Lugina e Preshevës do të përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare
Lokale

Ministri Hasani: Studentët nga Lugina e Preshevës do të përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare

08.Mar.2024 07:36
0

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, prezantoi këtë të enjte nismën e “Për shqiptarët në rajon”.

Hasani tha se studentët nga Lugina e Preshevës do të përfitojnë bursa studimi në universitetet shqiptare. Duke filluar nga viti tjetër akademik 2024-2024 do të jepen 30 bursa studimi.

Për studentët do të ketë akomodim falas, ndërkohë që Hasani tha se Bashkia e Gjirokastrës ofron mundësi punësimi për ta gjatë muajve të verës.

“Përzgjedhja e arsimit si fokus kryesor i mbështetjes për Luginën, jo e rastësishme. Besimplotë se nga arsimi fillon përpjekja për fuqizimin dhe rivitalizimin e këtij komuniteti”, u shpreh ai.

Hasani theksoi se Shqipëria ka vullnet të qartë në mbështetjen e bashkëkombasve tanë përmes nismave konkrete. Ai nënvizoi se po vijon puna për binjakëzimin e komunave të Luginës me bashkitë e vendit tonë, ku synohet edhe zgjerimi i projekteve të bashkëpunimit.

“Kemi projekte të tjera konkrete në mbështetje të komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës”, u shpreh ai.

Të pranishëm në konferencën e ministrit Hasani ishin edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Luftiu dhe Rektori i Universitetit të Gjirokastrës, Bektash Mema.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/gli-hasani-lutfiu.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Si lindi Dita e Mësuesit "7 marsi": Historia e Mësonjëtores së parë Shqipe
Privatizimi i “Jumkës” dhe “Simpo-s” në pritje, privatizimi i Bajës së Bujanocit shtyhet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration