Lokale
Ministri Erion Veliaj me kusht në Preshevë!
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Qeverinë e Shqipërisë Erion Veliaj, ka qëndruar sot në Preshevë me qëllim pjesëmarrjen në ekspozitën ndërkombëtare të fotografisë “PreFoto” e cila është mbështetur nga ministri Veliaj.
Ministri në qeverinë Rama, Erion Veliaj qëndroi në Preshevë me ç’rast u takua me përfaqësues të organizatave të ndryshme, duke filluar nga ato politike, shtetërore e deri te shoqëria civile.
Mirëpo, nuk ishte gjithçka ashtu siç paraqitej në publikë. Ministri Veliaj për të vizituar Preshevën u desh të pranojë edhe ndryshime në agjendën e tij, kushtëzime këto që sipas burimit të Titullit, iu bënë në hyrje të kufirit të Serbisë, në Preshevë.
“Përmes kanaleve diplomatike të Ministrisë së Jashtme, zyrtarë serb i kanë kërkuar ministrit Erion Veliaj që të takohet edhe me kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, takim të cilin ministri nga Tirana nuk e kishte në agjendë të tij”, i tha portalit Titulli, burimi nga delegacioni shqiptar me kusht anonimiteti.
Ashtu siç iu kërkua edhe u bë. Nën përcjelljen e policisë serbe ministri Veliaj mbërriti në Preshevë ku edhe është takuar me kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviq.
Një takim, Veliaj ka realizuar edhe me liderët politik të Luginës me ç’rast është shqyrtuar situata e krijuar pas tërheqjes së përfaqësuesve të Luginës nga bisedimet me Beogradin.
Pas këtij takimi liderët shqiptar kanë dalë me deklarata më të zbutura rreth ndërprerjes së bisedimeve me zyrtarët e Beogradit, ashtu siç kërkoi edhe ministri Veliaj se “vetëm me dialog mund të zgjidhen problemet”.
Ministri më pas ka takuar edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile ku mes tjerash ka thënë se Qeveria e Shqipërisë nuk ka mjete të mjaftueshme për të ndihmuar me projekte në Luginë, duke drejtuar gishtin kah qeverisja e mëparshme e ish kryeministrit Berisha, që sipas Veliajt, ministria e tij është lënë në gjendje të rëndë financiare.
Ministri Erion Veliaj sot qëndroi në Preshevë pas ftesës së pranuar nga organizatorët e ekspozitës ndërkombëtare të fotografisë “PreFoto”, të cilën edhe e ka mbështetur vetë ministri./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/erion-veliaj-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!