Lokale
Minimizim i tarifave për policat e sigurimit kufitar për Luginën
Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE) të Kosovës Ramadan Hasani ka pritur të mërkurën në takim një delegacion të Komunës së Bujanocit të kryesuar nga Koordinatori i zyrës për zhvillim ekonomik të Komunës së Bujanocit, Nexhat Behluli.
Me këtë rast zv.ministri Hasani është shprehur i gatshëm që t’i përkrah dhe t’i ndihmojë qytetarët e tri komunave shqiptare me theks të veçantë në problemin me policat e sigurimit kufitar dhe për plasimin e produkteve nga tri komunat në tregun e Kosovës, transmeton faqja zyrtare e ministrisë.
“I kuptojmë problemet që kanë komunat shqiptare por do të mundohemi që përmes Byros Kosovare të Sigurimit që të minimizojmë tarifën ”, ka pohuar zv.ministri Hasani.
Numri dy i MZHE-së Ramadan Hasani ka pohuar se MZHE do të ketë angazhim serioz për të siguruar plasimin e produkteve të tri komunave shqiptare në tregun e Kosovës.
“Sa i përket plasimit të produkteve nga tri komunat shqiptare në tregun kosovar ne do të angazhohemi që të ndihmojmë duke zhvilluar takime me përfaqësuesit e AKB-së dhe OEK-ut si dhe me tregtarët e Kosovës“, ka thënë zv.ministri Hasani.
Ndërsa, Nexhat Behluli u shpreh se qytetarët e komunave shqiptare po përballen me situatë të rëndë politike dhe ekonomike gjendje kjo e cila po detyron banorët e asaj ane të zhvendosen.
Palët pjesëmarrëse u dakorduan që së shpejti të organizohet takimi i radhës të nivelit të zyrtarëve kompetent në kuadër të Qeverisë së Kosovës ku do të tentohet të zgjidhen problemet konkrete./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/Zvministri_Hasani_me_delegacionin_nga_Bujanocit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!