Milo: Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi një sugjerim, s’do të realizohet kohë të gjatë
Lokale

Milo: Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi një sugjerim, s’do të realizohet kohë të gjatë

15.Jan.2019 07:14
0

Debati për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ishte një nga temat e diskutuara në televizionin TopChannel. Në një kronikë u soll në kujtesë deklarata e Edi Ramës dhënë në shtator të vitit të kaluar. Rama tha asokohe se: “Kam ndjesinë e fortë që jemi para një shansi historik”.

Për Paskal Milon, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, çështja e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një sugjerim, por që s’do të realizohet për një kohë relativisht të gjatë.

“Mbase në ndonjë rrethanë tjetër kur dy vendet mund të jenë gati për të hyrë në BE, mbase atëherë. Por në kushte kur dy vendet nuk kanë të konsoliduar një dialog të shëndetshëm, nuk besoj se do ndodhë. Mund të ketë konsensus ndërkombëtar por nëse nuk ka konsensus kombëtar, nuk bëhet”, u shpreh ai.

I pyetur se si i duket fakti që Rama duket pro ndryshimit të kufijve, ndërsa Meta duket kundër, Milo u përgjigj: “Mbështetur në deklarata që kam dëgjuar, kjo të krijon përshtypjen se Rama është pro ndryshimit të kufijve ndërsa Meta thotë jo. Por e vërteta është se nuk janë ata që e do vendosin, por shqiptarët e Kosovës. Është shtet i pavarur dhe demokratik dhe vendosin ata. Edhe vetë drejtuesit e Kosovës kur zihen në Kosovë kërkojnë përkrahje në Tiranë, por kjo nuk më duket normale”.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration