Mijëra përkrahës në tubimet përmbyllëse të PVD-së (video)
Zgjedhjet Parlamentare

Mijëra përkrahës në tubimet përmbyllëse të PVD-së (video)

13.Mar.2014 18:37
0
Partia për Veprim Demokratik ka përmbyllur sot fushatën parazgjedhore me tubimet kryesore në Preshevë e Bujanoc ku morrën pjesë mijëra qytetarë të këtyre komunave. Nga këto tubime  është dërguar porosi tek shqiptarët se është momenti që interesat e shqiptarëve të mbrohen nga njerëzit e duhur në vendin e duhur. Riza Halimi, bartësi i listës së vetme shqiptare që po merë pjesë në zgjedhjet e 16 marsit para masës së tubuar ritheksoi se shqiptarët nuk guxojnë që fatin e tyre ta lënë në duart e të tjerëve andaj është momenti vendimtarë për t’u përballur dhe zgjidhur problemet e shqiptarëve të Luginës. “Gjendemi në një situatë të vështirë ekonomike, në një shkallë rekorde të papunësisë dhe kur e shohim se me pushtetet lokale në Bujanoc e Preshevë nuk mundë të zgjidhen këto probleme, atëherë është momenti që me anë të përfaqësuesve tonë në parlament dhe në bashkëpunim me qeverinë  e re dhe faktorin ndërkombëtarë të hapim një perspektivë të re për një jetë normale të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, tha Riza Halimi në fushatën përmbyllëse, raporto Titulli. Kamberi-Halimi-PVD Sipas Halimit edhe pas 13 viteve të marrëveshjes paqësore të vitit 2001 ende nuk është realizuar kërkesa e integrimit të shqiptarëve në jetën publike të shtetit ku jetojmë. Shaip Kamberi, kandidatë për deputet në parlamentin e Serbisë duke ju drejtuar simpatizuesve të PVD-së dhe të gjithë shqiptarëve tha se partia e tij në nivel rajonal ka nisur një mision të ri që të sigurojë  përfaqësuesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës para institucioneve më të larta. “Lufta për të realizuar të drejtat tona në këtë rajon  është një luftë që nuk i takon vetëm PVD-së por gjithë shqiptarëve si dhe atyre që i bojkotuan këto zgjedhje vetëm për interesa të tyre personale. Pavarësisht atyre ne kemi vendosur që të shkojmë deri në fund në këtë luftë”, deklaroi Kamberi. Ai shtoi se ky është momenti që përfaqësuesit shqiptarë në të gjitha nivelet të angazhohen që të drejtat e shqiptarëve të respektohen konform standardeve të bashkimit evropian. Lista e Partisë për Veprim Demokratik është lista e vetme shqiptare që po merë pjesë në zgjedhjet parlamentare më 16 mars e cila sipas bartësve ka marrë obligimin për t’u përballur me sfidat me të cilat po ballafaqohen shqiptarët e Luginës. Gjatë fushatës parazgjedhore të listës shqiptare, faktori ndërkombëtarë në Serbi i ka dhënë një mbështetje të fuqishme pjesëmarrjes së tyre në këtë proces duke vlerësuar se shqiptarët duhet të kujdesen për veten e tyre dhe të jenë aktiv në politikën e integrimit. Përveç programit politik që është prezantuar në fushatën përmbyllëse ka perfomuar edhe këngëtarja nga Kosova, Genta Ismaili. Tubimi-PVD-Bujanoc-2 Riza Halimi dhe Shaip Kamberi, dy bartësit kryesorë të listës “Partia për Veprim Demokratik-Riza Halimi” u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Luginës që të dalin të votojnë numrin 19 në mënyrë që zëri i shqiptarëve të dëgjohet në instancat më larta kombëtare dhe ndërkombëtare. Shaip Kamberi, sonte nga ora 20:00 do të jetë mysafir në një emision në televizionin “Spektri” ndërsa Riza Halimi në studion e hapur të televizionit “Presheva” me fillim nga ora 22:15 dhe të dy këta kandidatë do të prezantojnë rëndësinë dhe nevojën e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare. Gjithashtu kandidatët shqiptarë për deputet në parlamentin e Serbisë kanë bërë me dije se deputeti i ardhshëm nuk do t’i mbrojë vetëm të drejtat e partisë që merë pjesë në këtë proces por të të gjithë shqiptarëve andaj duhet votuar të gjithë më 16 mars, vlerësuan ata./Titulli.com/ )
Opinion: Lugina pjesë e Qeverisë në Beograd
Genta në Preshevë e Bujanoc, në fushatën përmbyllëse të PVD-së (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration