Lokale
Metal, më e suksesshmja nga ndërmarrjet e privatizuara në Preshevë
Presheva numëron 10 ndërmarrje shoqërore, ku 5 prej tyre janë të privatizuara dhe kurse 4 janë në proces të privatizimit, ndërkaq vetëm një prej tyre është në funksion me kapacitete të zvogëluara.
[caption id="attachment_122951" align="alignleft" width="296"] Shefi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në komunën e Preshevës, Ilir Sadriu[/caption]
Shefi i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal në komunën e Preshevës, Ilir Sadriu bënë të ditur se ndërmarrjet e privatizuara janë "7 Korriku" ndërmarrje për prodhimin e ambalazhimit prej plastike, "Metali" ndërmarrje për përpunimin e metaleve, "Bratsvo" ndërmarrje tregtare shërbyese, "Elektrokontakti" ndërmarrje për prodhimin e pasijeve elektrike dhe "Buduçnost" ndërmarrje për prodhimin e gëlqeres.
Sipas Sadriut ndërmarrjet në proces të privatizimit janë " Grafofleksi" shtypshkronjë, ndërmarrja për përpunimin e duhanit, "Kooperativa Bujqësore" ndërmarrje tregtare dhe shërbyese dhe " Kristali" ndërmarrje për prodhimin e produketeve të qelqit.
“Prej te gjithë ndërmarrjeve shoqërore në funksion me kapacitete të zvogluara është dega e ndërmarrjes "Simpo" e cila në Preshevë funksionon me 128 punëtor, të cilët nga shtatori i vitit të kaluar nuk i kanë të realizuara te ardhurat e punëtorëve”, tha Ilir Sadriu për Titullin.
Ai shpjegoi se për ndërmarrjen Kristal dhe Fabrikën për përpunimin e duhanit në përkujdesje është Agjensioni Republikan për Pasuri, ku me komunën e Preshevës ka të nënshkruara kontrata nga te cilat komuna obligohet të përkujdeset lidhur me pasurinë e tyre, përderisa ndërmarrja Grafofleks është në falimentim, ndërsa ndërmarrja Buduçnost është në restrukturim , thotë Sadriu.
Shefi zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Preshevë, vlerësoi se nga procesi i privatizimit si të suksesshme veçon ndërmarrjen “Metal” e cila numëron 30 punëtor që nga viti i kaluar është duke investuar në ngritjen e një qendre tregtare ku planifikohet punësimi i më se 100 punëtorëve, ndërmarrja Buduçnost e cila është në ristrukturim ka 56 punëtor. Sadriu më tej bënë të ditur se këto dy ndërmarrje kanë rentabilitet pozitiv dhe me rregull i kryejnë të gjitha pagesat ndaj obliguesve si ndaj puntorëve, komunës si dhe institucioneve tjera.
“Ndërmarrjet tjera nga procesi i privatizimit nuk mund të cilësohen të qëndrueshme ngase nuk janë duke treguar rezultate”, shtoi Sadriu.
Sipas tij investitorë potencial për ti blerë ndërmarrjet të cilat ende nuk janë privatizuar ka edhe nga komuna e Preshevës por edhe nga jashtë, mirëpo hasin në probleme të shumta burokratike nga ana e institucioneve përgjegjëse shtetërore e që si komunë e Preshevës vazhdimisht është duke e ngritur ketë çështje./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/Ndermarrja-Duhanit-11.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!