Mentor Bilali nga komuna e Bujanocit merr detyrën e shefit mjekësor të spitalit rajonal në Zvicër
Që nga 1 janari 2021, do të marrë përsipër menaxhimin e përgjithshëm mjekësor të qendrës gastroenterologjike dhe endoskopisë në spitalin SRO Langenthal dhe në praktikën Oberaargau AG në Langenthal
Ajo me këtë rast bën të ditur lajmin e mirë se një koleg i saj, dr. Mentor Bilali është avancuar në pozitë, shkruan albinfo.ch. “Shoku ynë i dashur Mentor Bilali është emëruar Chefarzt (shef mjekësor) dhe që nga 1 janari 2021, do të marrë përsipër menaxhimin e përgjithshëm mjekësor të qendrës gastroenterologjike dhe endoskopisë në spitalin SRO Langenthal dhe në praktikën Oberaargau AG në Langenthal”. Fjala është për Spitalin Regjional të Oberaargaut, me seli në Langenthal, Kantoni i Bernës.o kështu avancimin e dr. Bilalit e ka përshëndetur përmes fb-së edhe kolegu tjetër i tij, kardiologu dr. Florim Cuculi.
Mentor Bilali është me prejardhje nga Breznica, komuna e Bujanocit, por, prej vitesh familja e tij është shpërngulur në Gjilan. Në moshën 4-vjeçare kishte migruar në Zvicër. Shkollën fillore e ka të kryer në Reiden të Kantonit të Lucernit, shkruan albinfo.ch. Gjimnazin e ka përfunduar në Sursee, në po këtë kanton.
Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar pas 6 vjetësh studime në vitin 2008 në Universitetin e Baselit. Specializimin e parë që kishte zgjatur 3 vjet, e ka bërë në kirurgji (kirurgjia e përgjithshme dhe abdominale), në Spitalin Kantonal në Olten dhe në urologji në Spitalin Universitar të Bernës (Inselspital).
Pastaj 3 vite e gjysmë i kanë kaluar për specializim të mjekësisë interne në Klinikën universitare në Aarau (AG). Specializimin e dytë në gastroenterologji dhe hepatologji në Klinikën Universitare të Cyrihut, e ka përfunduar vjeshtën e vitit 2018. Në po këtë spital ai ka punuar edhe si kryxemjek (Oberarzt).
copy(/home/titulli/public_html/images/image/entor-bilali.jpg): failed to open stream: No such file or directory