Mensur Hyseni: Preshevari që sfidon rekordet Guines
Mensur Hyseni, është pedagog i edukatës fizike nga Presheva. Prej vitesh ka pasur ëndërr të thyej rekord botërorë në përgatitje fizike. Këtë e ka arritur duke bërë 55 krahëpërkulje brenda një minuti dhe atë në moshën 38 vjec. Por, me një peshë prej 27.28 kologram të shtuar në cantën e tij. Ai titullin e të parit në botë ia ka marrë rekorderit rus, Jevgeni Los, I cili ka qenë i pa sfiduar tri vitet e fundit.
Rekordi botërorë Guinness i është pranuar shqiptarit nga Presheva pas disa ditësh. Hyseni thotë se ka pasur përkrahjen e bashkëpunëtorëve të tij, por jo edhe kushtet e sportistëve që kanë mbajtur rekordin botërorë dhe gjithcka e ka bërë vet pas 5 muajsh përgatitije.
Sportisti preshevar, thotë se pas ca kohësh pushimi, mbase do të provoj të thyej edhe ndonjë rekord tjetër. /Idro Seferi – TvKlan/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ensur-hyseni.jpg): failed to open stream: No such file or directory