Lokale
Medvegjë: Komuna ndihmon qytetarët për zvogëlim të faturave të energjisë elektrike
Administrata komunale e komunës së Medvegjës nëpërmes një komunikate njofton qytetarët se nga 1 prilli i vitit 2013 mund të aplikojnë për arritje të statusit të blerësit të mbrojtur energjetik i cili ka të drejtë të zvogëlimit të obligimit mujor të sasisë së caktuar të energjisë elektrike konform dispozitave të Rregullorës mbi blerësin e mbrojtur energjetik.
Kërkesa për lëshim të çertifikatës për arritjen e statusit të blerësit të mbrojtur energjetik i dorëzohet Departamentit për administratë të përgjithshme, repartit për shërbime publike, nëpërmes zyrës së nëpunësit të administratës së përgjithshme komunale të Medvegjës, rruga e Jabllanicës 48 ku mund të merren formularët e kërkesës.
Sipas rregullorës, blerës i mbrojtur energjetik është një amvisëri (individ, familje) që jeton në një njësi ndërtimore me një vend matjeje në të cilin matet shpenzimi i energjisë elektrike, me kusht të mos posedimit të ndonjë hapësire tjetër banimi, përveç hapësirës së banimit e cila i përshtatet nevojave të amvisërisë dhe të ketë gjithsej të ardhura të realizuara mujore, edhe atë:
1. deri në 12.900,00 dinarë për amvisëri me një anëtar,
2. deri në 18.786,00 dinarë për amvisëri me dy dhe tre anëtarë,
3. deri në 24.672,00 dinarë për amvisëri me katër dhe pesë anëtarë,
4. deri në 30.558,00 dinarë për amvisëri me gjashtë dhe më tepër anëtarë
Së bashku me kërkesë duhet dorëzuar dëshmitë në vijim për muajin i cili i paraprinë muajit të dorëzimit të kërkesës, edhe atë:
- Dëshminë për numrin e anëtarëve të amvisërisë me emra dhe mbiemra dhe me numra unikë amëz të qytetarëve (çertifikatën e lindjes dhe të kurorëzimit, deklaratën e vërtetuar të dy dëshmitarëve)
- Dëshminë për të ardhurat e përgjithshme mujore dhe të ardhurat e anëtarëve të amvisërisë
- Dëshminë e shërbimit për kadastër të patundshmërive nga vendi i banimit dhe vendi i lindjes për posedim të patundshmërive dhe të ardhurat prej patundshmërive
- Dëshminë për të drejtën mbi pronë ndaj patundshmërisë në të cilën jeton amvisëria
- Çertifikatën e administratës tatimore se a posedon pronë e cila i nënshtrohet tatimit
- Dëshminë për qira të banesës/shtëpisë
- Faturën e fundit për energji elektrike në adresën e banimit
Për më shumë informacione të interesuarit mund të drejtohen në godinën e Kuvendit Komunal, zyrën e shërbimit publik, ose në web faqën e komunës së Medvegjës www.medvedja.org.rs, në të cilën është publikuar njoftimi edhe në gjuhën shqipe./Fidan Kasumi/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/download.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!