Lokale
Medvegja, përgatitet të hap 50 vende pune gjatë këtij viti
Pjesa e parë e makinave punuese për prodhimin e peletit arrin në Medvegjë, ndërsa pjesa tjetër pritet të arrijë në fillim të korrikut dhe kështu të filloj puna.
Gjatë ditëve në vijim është paralajmëruar ardhja e një ekipe profesionale sllovene “Biogen”, të cilët do të montojnë makinat punuese dhe do të projektojnë instalimin e brendshëm elektrik për përgatitjet për fillimin e punës së kësaj fabrike në Medvegjë, raporton jugpress.
Fabrika e re për prodhimin e peletit do të funksionojë në objektet e fabrikës së së vjetër “Termovent” në Medvegjë, dhe rekonstruimin e kësaj fabrike e ka financuar EU PROGRESS, transmeton Titulli.
Kryetari komunës së Medvegjës, Sllobodan drashkoviq ka thënë se në këtë do të punësohen 30-50 persona duke përfshirë këtu edhe nënkontraktorët.
Investitor i këtij projekti është komuna eMedvegjës, ndërsa importin e makinave punuese dhe dokumentet projekto-teknike ka dhuruar qeveria e Sllovenisë përmes qendrës për zhvillimin ndërkombëtar dhe pjesëmarrje në partneritet me komunën e Medvegjës.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/peleti_u_ruci.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!