“Medvegja” kërkon tolerancë dhe unitet ndër subjektet shqiptare
Lokale

“Medvegja” kërkon tolerancë dhe unitet ndër subjektet shqiptare

09.Feb.2014 15:11
0
Pas analizës të situatës së krijuar ndër vite, jo më pak se për dy dekada në Medvegjë, kryesia e Shoqatës Humanitare „Medvegja“, me qendrën e saj në Fully të Valisit, Zvicër, del me këtë komunikatë për media: Të nderuar motra e vëllezër medvegjas, kudo që jeni dhe veproni, qoftë në Medvegjë e rrethinë, Kosovë, Maqedoni, Evropë e SHBA, edhe pse, jemi shoqatë humanitare, e padyshim apolitike, për hir të së vërtetës, për hir të së ardhmes së atyre tokave stërgjyshore, duke u betuar në flamurin tonë kombëtarë kuq e zi, moral e perendi, jemi të detyruar, ti drejtohemi me këtë komunikatë, që del nga kryesia e shoqatës me një unanimitet 100%, si gjithmonë që ka qenë në shoqatën tonë. Të mblidhet elita medvegjase, si ajo intelektuale e qytetare, kudo qoftë ajo, pa u vonuar, se koha nuk po pret dhe çdo sekond i kohës po shkon në dëmin tonë, në dëmin e atyre trevave shqiptare mijëra vjeçare shqiptare, Nuk mundemi të rrijmë indiferent, kur shikojmë, se nuk shkojnë punët në të mirën tonë, në të mirën e atyre trevave. Do të vije koha, që do të na dënojë zëri i të parëve tanë, që janë në ato toka shqiptare, në ato toka, që rriti e do rris burra të vyeshëm për të mirën e atdheut. Dënimi do na vije edhe nga fëmijët tanë, nipat e mbesat tona, që nuk jemi mbledhur bashkë, ashtu, si do të duhej, e ti përcjellim proçeset në të mirën tonë. Për këto dekada, po plakemi, duke pritur, se do të bëhej mirë, hiq asgjë e mirë nuk është bërë, hiq, nuk po lëvizin gjërat te para, jo pse nuk kemi fuqi intelektuale e atdhetare, por, për neglizhencën tonë, por për inate të ndryshme, e ndoshta edhe për interesa tjera, që nuk është momenti ti përmendim. Edhe pse jemi të vonuar e të humbur në shumë drejtime, por për të mos humbur më shumë në fatalitet, e duke parë, se në Preshevë e Bujanoc, subjektet politike shqiptare, të thyera gjithmonë mes veti, edhe atëherë, kur është më së e domosdoshme të jenë bashkë dhe të ngrejnë zërin edhe për Medvegjë, na duhet, që të kemi subjektin tonë politikë, konformë rregullave ndërkombëtare. Kjo e drejtë na takon dhe të shikojmë formulat tona për të mirën e Medvegjës. Medvegja është e shpërndarë në shumë pjesë, e rreziku po i kanoset gjithnjë e më shumë, që të mbetet pa asnjë shqiptarë. Situatën e kemi përcjellur edhe nga larg, por edhe atje nga afër, duke ndjerë frymën e lirisë në çdo pjesë të tokës së Medvegjës, duke kërkuar edhe natyra lirinë e saj, duke kërkuar edhe varret e të parëve tanë, që të mos mbetet e shkretë ai vend gjithmonë shqiptare. Duke ju bërë thirrje elitës shqiptare medvegjase, i drejtohemi edhe miqëve tanë ndërkombëtar, atyre që në rrënjë kanë demokracinë, në rrënjë kanë tolerancën e prosperitetin, që të ndihmojnë të ardhmen e kësaj pjese të Europës Juglindore. Prandaj, koha po na pret, të mblidhemi sa më shpejt, që të jetë e mundur, të krijojmë spektrin politikë të unitetit të shqiptarëve medvegjas dhe të shkojmë drejt qëllimeve të mira paqësore, duke mbrojtur të drejtat tona, ato të drejta që na takojnë. Kemi besim të plotë, por gjithashtu, edhe intelektual e veprimtarë të dëshmuar, se do të mblidhen e të formojmë partinë autoktone Medvegjase, që do të bashkëpunoj me partitë shqiptare në Luginë, me ato në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, por edhe me të gjitha partitë në botë, që kanë vizion dhe që punojnë për demokraci e në të mirë të paqes. Ju drejtohemi, padyshim edhe degëve të partive, që janë duke funksionuar në Medvegjë, ajo e PVD-së dhe UDSH-së, që të shkrihen në një subjekt për të mirën e Medvegjës, e do të ndihmohen nga ajka e intelektualëve medvegjas, e padyshim edhe shqiptarëve të trevave të tjera etnike dhe ne jemi shumë të bindur, se këtë do ta pranojnë, duke ditur e njohur shumë mirë vullnetin e atyre që janë nëpër këto subjekte, se nuk shkon më kjo situatë e krijuar politike. Se sa ishin produktive ato subjekte, nuk kemi nevojë të bëjmë analiza, por analizat e planet, duhet shkrirë për të ardhmen tonë e ajo po na pret. Për çdo informacion në lidhje me këtë nismë, drejtohuni tek kryesia e Shoqatës Humanitare „Medvegja“, sa më shpejt që të jetë e mundur, që të mos mbetet askush pa u kyçur, të gjithë ata, që ia duan të mirën vetes dhe të ardhmes. Pra, me një fjalë, medvegjasit, të thirren të gjithë me ate subjekt politikë, që do të ketë platformën e saj politike. Për hapat e më tutjeshme, sigurisht, se do ju informojmë. Perendia i bekoftë medvegjasit, gjithë shqiptarët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Komisioni për Informim i SHH „Medvegja“-Fully / VS-Zvicër, datë, 09.02.2013copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/Sha-medvegja-5.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Trashëgimi kulturore dhe promovim libri për bujanocasit
Diplomacia: Asgjë s’ka përfunduar, dikush patjetër në zgjedhje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration