Mediat dhe fushata parazgjedhore e Këshillit Nacional në Luginë
Lokale

Mediat dhe fushata parazgjedhore e Këshillit Nacional në Luginë

23.Oct.2014 09:17
0
Shoqëria Civile "Perspektiva", vlerëson se Radio Televizioni "Presheva" dhe PortaliIinformative-TITULLI, "rajonipress", "kosovalindore" dhe revista "Jehona", janë shembujt më të mirë të informimit të drejtë, të saktë dhe të paanshëm, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e Këshillave të pakicave kombëtare në Serbi, që do të mbahen, më 26 tetor 2014.

Mediet tjera, të cilat nuk i kemi të pakta në rajonin e Luginës së Preshevës, që në start të fillimit të fushatës parazgjedhore u ngulfatën nga politika ditore e pushteteve lokale, të cilat u vunë në shërbim të një informimi të sponzoruar, të mangët dhe me ngjyrime politike.

Radio Televizioni “Bujanoci”, një ndërmarrje publike e Komunës së Bujanocit, në privatizim e sipër, me një buxhet vjetor prej rreth 350 mijë euro e me mbi 40 punëtorë, gjatë fushatës zgjedhore për Këshillin Nacional, ka favorizuar partitë në pushtet, duke lënë anash subjektet e tjera politike, shoqërinë civile dhe grupimin e qytetarëve.

RTV “Bujanoci”, deri sot, kur po përmbyllet fushata parazgjedhore për Këshillin Nacional, nuk e ka përmendur fare, të paktën një herë në emisionet informative të lajmeve, se në rajonin e Luginës së Preshevës, veç listave të tjera garon edhe një listë nga radhët e Shoqërisë Civile “Perspektiva”. Me këto veprime, ky televizion, po jep modelin e keq të informimit të qytetarëve, të cilët me padurim po presin të privatizohet e të lirohen nga një “telall” fanatik i pushtetit lokal.

Po kështu ka vepruar edhe TV “Spektri” nga Bujanoci dhe diçka më mirë RTV “Aldi”, nga Presheva.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, e falënderon Radio Televizionin “Presheva” dhe portali informativ “Titulli”, të cilat gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur procesi i fushatës parazgjedhore për Këshillat nacionale të pakicave kombëtare në Serbi, përmes debateve televizive dhe emisioneve speciale e kanë ngritur vetëdijen e qytetarëve për rolin dhe rëndësinë shoqërore e kombëtare, që kanë zgjedhjet nacionale si dhe kanë sensibilizuar opinionin e gjerë, për alternativat e reja të subjekteve politike, shoqërisë civile dhe grupimit të qytetarëve, se si do të duket Këshilli i ri Nacional, pas rezultateve të zgjedhjeve të 26 tetorit.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc.  

Bora bie edhe në Luginë (foto & video)
Shaip Kamberi ia tregon "rrugën", hoxhës nga Turia! (foto dhe video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration