Me një muaj vonesë nisin punimet në sheshin Karagjorgje Petroviq në Bujanoc (foto)
Lokale

Me një muaj vonesë nisin punimet në sheshin Karagjorgje Petroviq në Bujanoc (foto)

31.Jul.2014 15:37
0

Komuna e Bujanocit ka filluar përgatitjet për fillimin e punimeve për sheshin e këtij qyteti të Luginës.

Punëtorët e ndërmarrjes “Saba Bellça” nga Presheva kanë filluar punimet sipërfaqësore, duke larguar nga sheshi Karagjorgje Petroviq bustin-fontanë “Pishka”.

Ky projekt me vlerë 65 milionë dinarë, sipas deklarimit të kryetarit të Komunës së Bujanocit Nagip Arifi është dashtë të fillojë gjatë muajit qershor, mirëpo kanë kaluar një muaj që nga ky deklarim publik për të nisur punimet.

Komuna e Bujanocit për rregullimin e sheshit nga buxheti do të ndajë 35 milionë dinarë, kurse Trupi Koordinues 30 milionë dinarë, përfshirë edhe tvsh-në, raporton Titulli.

Sipas qytetarëve nuk është prioritare rregullimi i sheshit, por zbutja e papunësisë në këtë komunë. Ata nuk i arsyetojnë milionat e derdhura në pllakat e sheshit Karagjorgje Petroviq.

Nga ana tjetër zyrtarët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), që mandatin e kaluar kishin drejtuar me komunën e Bujanocit, theksojnë se plani për rregullimin e sheshit ishte bërë në mandatin e tyre, mirëpo për shkak të prioriteteve tjera mjetet janë dedikuar në interesa më madhore për qytetarët e komunës së Bujanocit.

Gjithashtu portali informativ Titulli ka mësuar se plan projekti i bërë nga shtëpia projektuese “Butrinti” është i njëjti me atë që e ka bërë PVD në mandatin e saj.

Dallim i vetëm është se mjetet që duhej të vinin për këtë projekt nga Plani Nacional për Investime, tani janë siguruar nga Trupi Koordinues.

Përndryshe kjo nuk është hera e parë që afatet për fillimin e punimeve të deklaruara nga zyrtarët komunal, nuk po respektohen.

Të njëjtin fat ka edhe rreth-rrotullimi në hyrje të qytetit të Bujanocit, sikurse edhe rruga në lagjen e Terzive në Tërnoc./Titulli.com/

Shiu merr rrugë, ura e shtylla, ndërpitet komunikacioni Medvegjë-Kapit (foto)
Ja çfarë mendojnë njerëzit me ndikim në politikë dhe gazetari të Luginës, ndaj sjelljeve te Arifit?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration