Më 28 nëntor, në orën 10:15 Lugina do të hyjë në Vlorë (video)
Lokale

Më 28 nëntor, në orën 10:15 Lugina do të hyjë në Vlorë (video)

20.Nov.2012 11:17
0
Një rrugëtim i gjate dhe simbolik drejt qytetit te flamurit. Një grup burrash nga Gjilani dhe Lugina, po përshkojnë në këmbë rrugën nga Kosova drejt Vlorës, ashtu siç beri 100- vjet me parë Isa Boletini. Pavarësisht moshës se tyre mbi të 60-at, ata shprehen se në 28 nëntor, në orën 10.15 do të hyjnë në Vlorë për të çuar flamurin e Isa Boletinit. Me një vullnet dhe patriotizëm për tu admiruar, grupi i shqiptarëve tregon se sipas një plani të bërë prej tyre, çdo ditë ecin me dhjetëra kilometra, raporton vizion plus. Ushqimi, fjetja dhe çdo shpenzim tjetër qe u duhet për këtë rrugë shumë të gjatë mbulohet me paratë e tyre. Për ta, patriotizmi ka më shumë vlerë se çdo gjë tjetër. Rrugës përshëndeten nga makina e qytetare shqiptarë të cilët në disa raste tregojnë solidaritet ndaj tyre. Kjo nismë sa e veçantë aq dhe e mundimshme është ideuar 2 muaj me pare, nga 4 burra: Ekrem Avdiu nga Gjilani, Dilaver Musliu nga Presheva, Gani Shaqiri nga Bujanoci dhe Nazim Ajdini nga Medvegja. Me ta u bashkuan dhe të tjerë të cilët 2 jave më parë e nisën rrugëtimin e gjatë dhe simbolik drejt Vlorës historike./Titulli.com/ http://youtu.be/G6dCNN2Wifgcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/isa-boletini.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Pengesat kufitare për studentët e Luginës (video)
Ambasadori i SHBA-së vizitoi Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration