Lokale
Mbyllet konkursi, interesim i lartë për praktikantë
Konkursi për mbajtjen e praktikës profesionale në Komunë të Bujanocit për 30 të rinj për këtë vit, ka përfunduar sot.
Sipas Nexhat Behlulit, koordinator në Zyrën për zhvillim Ekonomik lokal në kuadër të komunës, deri më sot sa ishte konkursi i hapur kanë dorëzuar kërkesën për aplikim mbi 30 ndërmarrje dhe ente publike, raporton Titulli.
Hapi i dytë që duhet të merret pas kësaj të parës Behluli thotë se kjo zyrë do të i drejtohet Entit për Punësim që të i japë evidencën për kandidatët të cilët i kanë kërkuar ndërmarrjet për të parë se a ka atje përgatitje shkollore të kërkesave që janë bërë.
Kriteriumet janë paraparë në konkurs. Sipas Behlulit “do të merren parasysh edhe kohëzgjatja e pritjes për punësim në Entin për Punësim, përgatitja shkollore apo referenca e tyre, varësisht shkollimit të tyre se ku e kanë mbaruar”.
Konkursi për mbajtjen e praktikës profesionale ka ngjallur interesim tek të diplomuarit e kësaj komune.
Sa ka zgjatur ky konkurs ka pasur një fluks të lartë të kandidatëve të cilët janë paraqitur për regjistrim në Entin për Punësim në Bujanoc.
Komisioni për punësim gjatë javës së ardhshme do t’i shqyrtojë kërkesat e institucioneve publike, ndërsa në të njëjtën kohë do të kërkojë nga Enti listën me kandidatët që i plotësojnë kushtet për mbajtjen e praktikës profesionale.
Nëse ka më shumë kandidatë për një profesion të caktuar, atëherë përveç pritjes për punësim në Ent do të merren parasysh edhe kriteriumet tjera./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/komuna-Bujanocit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!