Mbahet mbledhja e Shtabit për situata të jashtëzakonshme në Bujanoc
Lokale

Mbahet mbledhja e Shtabit për situata të jashtëzakonshme në Bujanoc

04.Dec.2019 13:10
0

Sot është mbajtur mbledhja e shtabit për situata të jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit. Ndër pikat në rend të ditës ishte mirëmbajta e rrugëve në qytet dhe fshatrat për rreth, po ashtu edhe pastrimi nga dëbora. Në këtë mbledhje kishte edhe kërkesa të tjera siç ishte e fshatit Konçul për problemin që kanë me energjinë elektrike dhe shtyllat e energjisë që duhen riparuar, por në shtab mungonte prezenca nga Elektro Distribucioni.

 Në Shtabin për Situata të Jashtëzakonshme në Bujanoc të pranishëm ndër të tjerë ishin udhëheqësi kryetari i komunës, Shaip Kamberi dhe përfaqësues nga Komunalia, Stacioni Veterinarë, Shtëpia e Shëndetit, Qendra për punë sociale kryeshefi i komunës dhe të tjerë.

Kamberi tha se jemi të përgatitur tanimë për sezonin e reshjeve dhe kemi tanimë kapacitetet për pastrimin e borës. Kryetari i komunës tha përveç Konçulit kërkoi nga distribucioni të shikohen edhe problemet në fshatrat si Konçul, Dobrosin, Nesalcë dhe Letovicë.     

 “Janë lajmëruar disa probleme jo vetëm në Konçul dhe Dobrosinë, por kemi edhe në Nesalcë dhe Letovicë dhe në fshatrat e tjera ku ndodhë që nganjëherë një apo dy ditë nuk kanë energji elektrike. Për shkakë se nuk kemi përfaqësues të Elektro Distribucionit të i shkruajmë të marrë masa dhe të rregullohen këto probleme që janë shfaqur në fshatra dhe të vij deri te një situatë normale” – tha kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.        

copy(/home/titulli/public_html/images/image/Htabi%20per%20emergjenca.JPG): failed to open stream: No such file or directory
Komuna e Preshevës bashkë financon 11 ndërmarrje në projektin “Inovacioni në vepër” (lista)
Këshilli Komunal në Bujanoc miraton rishikimin e buxhetit për vitin 2019
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration