Lokale
Materniteti në Preshevë pa ndihmën e kryeministrit Rama
Kryetari komunës së Preshevës ka vizituar të mërkurën objektet në ndërtim e sipër (objektin e maternitetit) të shtëpisë së shëndetit në Preshevë.
Hapja e maternitetit është vlerësuar nga qytetarët si një nga projektet më të rëndësishëm për komunën e Preshevës, Buajnocit dhe rajonit, raporton Titulli.
Lideri socialist i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i tanishëm pati rideklaruar në Preshevë në nëntor të vitit 2012 se do të angazhohet në hapjen e një materniteti (edhe pse një gjë të tillë se ka bërë deri më tani) në Preshevë duke deklaruar se “Nënat shqiptare do të lindin në Preshevë” .
Ndërsa ky projek tani po realizohet me ndihmën e pushtet lokal, Trupit Koordinues për Presheveë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe oragnizatës evropiane EU-Progres.
Shefi i ekzekutivit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka konfirmuar se ky projekt jetik do të jetë gati në vitin 2014.
“Faza e dytë ka kap shifrën e 58 milion dinarëve, kurse premtimin se do të hapet në vitin 2014 e bazon në ndarjen e mjeteve nga ana e delegacionit të progresit evropian për fazën e tretë, ku nga 250 mijë eurot e ndara do të sigurohen mjetet për pajisjet teknologjike, dhe nënat shqiptare do të lindin fëmijët e tyre në Preshevë”, deklaroi Mustafa.
Nga ana tjetër me zhvillimin e punëve është i kënaqur edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë Bujar Zulfiu.
Ai tha se kushtet më stafin mjekësor gjithnjë e më shumë janë duke u përmirësuar.
Materniteti është një projekt jetik për shqiptarët e Luginës së Preshevës, pasi do të krijohen kushte shumë të mira për të gjitha nënat shqiptare, të cilat deri më tani si destinacion të detyrueshëm e kanë shërbimin e maternitetit në spitalin e Vranjës./Titulli.com/
____________________________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/yfahOrUZOB0copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/Materniteti-presheve-3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!