Materniteti në Preshevë, objekt i rrallë në Serbi
Lokale

Materniteti në Preshevë, objekt i rrallë në Serbi

29.Oct.2013 13:29
0
Ministrja e Shëndetësisë Slavica Gjukiq – Dejanoviq, e shoqëruar nga kryetari Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë Zoran Stankoviq po qëndrojnë në Preshevë ku po realizojnë takime me përfaqësuesit e pushteti lokal dhe drejtuesit shtëpisë së shëndetit, raporton Titulli.  Ministrja Gjukiq-Dejanoviq ka thënë se kjo vizitë është në vazhdën e obligimeve që ka marrë qeveria serbe për zgjidhjen e problemeve në jug të Serbisë. “Duke qenë se jam ministre e shëndetësisë u interesova edhe për problemet që ka ky rajon në këtë fushë. Unë dhashë premtimin se problemet do të fillojnë të zgjidhen hap pas hapi. Tash është faza e fundit e maternitetit e që presim që në fillim të vitit 2014 të hapet edhe zyrtarisht”, tha Gjukiq-Dejanoviq. Ndërsa kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa tha se është mirë që qeveritarët serb për së afërmi po shohin situatën në Luginë. “Nuk është nevoja që nëpërmjet mediave të sulmojmë njëri tjetrin, por problemet të preken për së afërmi dhe është një pasqyrë më e mirë për zgjidhjen e tyre”, tha pas takimit, Mustafa. Zoran Stankoviq, personi ngarkuar i qeverisë së Serbisë për zgjidhjen e problemeve në Luginë, ritheksoi se këtë rajon do ta vizitojnë edhe qeveritarë tjerë të Serbisë ashtu siç janë marrë vesh edhe në takimin mes përfaqësuesve politik shqiptar të këtij rajoni me kryeministrin Daçiq. [caption id="attachment_94409" align="alignleft" width="358"]Ministrja e Shëndetësisë së Serbisë Slavica Gjukiq – Dejanoviq me personelin shëndetësorë në Preshevë Ministrja e Shëndetësisë së Serbisë Slavica Gjukiq – Dejanoviq me personelin shëndetësorë në Preshevë[/caption] Gjatë qëndrimit të  në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë,  ministrja Sllavica Gjukiq – Dejanoviq deklaroi se kushtet që po krijohen në objektin e  repartit të maternitetit në Preshevë janë të rralla në Serbi dhe standardet në të janë evropiane. Kryetari komunës së Preshevës ka kërkuar që përveç hapjes së maternitetit, mjekëve shqiptarë t'i mundësohet edhe specializimi i mëtejshëm në gjinekologji. Për Mustafën kjo është një kërkesë e shqiptarëve sepse nuk është më nevoja që nënat shqiptare të lindin në Vranjë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/presheve-slvica-santjkoviq-mustafa.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shëndetësia në Luginë me probleme, por doemos zgjidhen
SHTKK i përgjigjet reagimit të Lutfiut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration