Vështrime
"Maskarallëqet dhe keqpërdorimet duhet zbardhur deri në fund"
Lidhur me shkrimet e plasura dy ditëve të fundit në portalin informativ Titulli.com rreth çështjes së ndërmarrjes tonë publike, pa dashur të implikohemi në akuzat e ndërsjella të individëve, si medium që për themelues kemi Kuvendin Komunal të Bujanocit, kërkojmë që deri në fund të sqarohen keqpërdorimet eventuale që janë bërë në të kaluarën.
Shkruan: Hajredin Ademi
Sallamadia e madhe e pushtetit në periudhën 2008-2012 u bart edhe në RTB ku, amoraliteti dhe reality show në RTB ishin përditshmëri.
Të pangopurit kurrë nuk u ngopën as në restaurantin “Diseldorf” ku borxhet e tyre të vitit 2010-2012 duhet t’i bajnë në kurriz punëtorët e pafajshëm të RTB-se dhe taksapaguesit në mënyrë indirekte me djersën e tyre.
Për mjetet teknike Llada Niva, pllazma-televizorët, llap-topat, tavolinat për kompjuter, bile mos të harrojmë edhe reshovë elektrik dhe disa mjete tjera (janë avulluar qe moti dhe për këtë duhet të jepet llogari pasi që RTB posedon dokumentacionin përkatës për këto mjete).
Ish drejtori Sevdail Hyseni me fërkimin e duarve të tij dhe me buzëqeshjen e tij, të lë përshtypje se duhet të “dekorohet” për “rezultatet” që ka pasur.
Andaj, për të hequr çdo hamendje dhe çfarëdo lloj dyshimi kërkojmë që deri në fund të zbardhet funksionimi i ndërmarrjes sonë gjatë kësaj periudhe.
Organet kompetente medoemos duhet kërkuar përgjegjësitë për dyshimet që ekzistojnë, kurse themeluesi e ka për obligim që këto të dhëna të na përcjell neve, por edhe gjithë qytetarëve të komunës së Bujanocit.
Në ditët në vijim do të dalim me listën konkrete për të gjitha ato mjete qe na mungojnë.
Hajredin Ademi-drejtor i N.P. “ Rtv Bujanoci “copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/Regjia-rtb.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!