Behluli insiston në zbardhjen e dyshimeve për keqpërdorime në N. P. “RTB“
Vështrime

Behluli insiston në zbardhjen e dyshimeve për keqpërdorime në N. P. “RTB“

23.Dec.2013 16:40
0
Pa dashur të merrem fare me reagimin e Sevdail Hysenit të publikuar në portalin informativ Titulli.com, i cili dëshiron ta hedh topin diku tjetër, për të cilat akuza të shpikura, jam i gatshëm të përballem në çdo kohë dhe me çdo kë, prap se prap insistoj që opinioni  të marrë një përgjigje  konkrete për dosjen “ Rtv Bujanoci “, gjatë kohës kur vet S. Hyseni ishte drejtor. Shkruan: Nexhat Behluli nexhat behluli 1  Dhe, as më pak e as më shumë, por,  kërkoj nga vet drejtuesit e komunës së Bujanocit, konkretisht nga dy kryetarët, ai i komunës dhe ai i kuvendit që opinionit t’ia zbardhin faktet se çfarë ka ndodhur në ndërmarrjen publike të sipërpërmendur në periudhën 2008-2012 ? Fillimisht, dua të bëjë publike një të vërtetë, se në cilësinë e kryetarit të këshillit drejtues në N. P. “ Rtv Bujanoci “ jam deleguar pikërisht nga subjekti im politik për të hetuar rastet e keqpërdorimeve eventuale në këtë ndërmarrje, dhe pas një pune të palodhshme dhe të sinqertë kemi ardhur në përfundim, se për fat të keq, ato kanë ekzistuar, përçka ekzistojnë edhe dokumentet zyrtare. Tani, jo vetëm unë, por edhe opinioni duhet ta ketë të qartë se çfarë ka ndodhur me këto dosje, ku ka përfunduar ato, etj, etj. Nëse dikush, nga administata publike dëshiron ta shfajësojë veten me aryetimet se nuk jemi prokurorë, nuk jemi gjykatës, etj, atëherë lind edhe pyetja tjetër, se nëse këtë nuk e dinë krerët e komunës, Nagip Arifi dhe Jonuz Musliu, atëherë kush mund ta dijë, ngase këtu bëhet fjalë për një ndërmarrje ku vet komuna është themeluese. Andaj, pyetja ime konkrete është: Çfarë ka ndodhur në të vërtetë në RTB, në periudhën  2008-2012? Dëshiroj të mos besoj se kjo çështje nuk është zhdukur vetvetiu nga interesat e ngushta politike, sidomos pas arritjes së një koalicioni vitin e kaluar. Poashtu, dëshiroj të mos besoj se njerëzit e dyshuar për afera korruptive të jenë  avancuar duke u emëruar në pozita tjera publike. Andaj, për të mos pasur dyshime, jo vetëm unë, por edhe opinioni, e sidomos taksapaguesit, jo Sevdail Hyseni me poezitë e tij satirike, por krerët e komunës së Bujanocit e kanë për obligim që ta tregojnë të vërtetën. Derisa Nagip Arifi e Jonuz Musliu  nuk e bëjnë një gjë të tillë, atëherë vetvetiu mund të jenë të shpallur si bashkautorë të Dosjes “ Rtv Bujanoci “. Në raste të tilla, si krimi eventual ashtu edhe fshehja e së vërtetës, bashkë me avancimin e të dyshuarit  kryesor, janë të barabartë me fajësinë. Nexhat Behluli-ish kryetar i Këshillit Drejtues në N. P. "Rtv Bujanoci"copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/rtb-redaksia2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
"Maskarallëqet dhe keqpërdorimet duhet zbardhur deri në fund"
Reagon Sevdail Hyseni me "Pasqyra e marrive"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration