Mashtrim e vjedhje  me teknikë të zërimit në Preshevë, DJ nga Gjilani i dyshuar
Lokale

Mashtrim e vjedhje me teknikë të zërimit në Preshevë, DJ nga Gjilani i dyshuar

28.Jun.2018 10:25
0
Arben Saqipi nga Bujanoci, pronar i teknikës së zërimit për muzikë nëpër dasma ka rënë pre e mashtrimit apo vjedhjes nga një DJ Kosovës që kishte ardhur në Preshevë për mbrëmje muzikore.

Personi në fotografi është i dyshuari DJ nga komuna  e Gjilanit:

Ai gjatë bisedës për Titulli.com tha se ishte thirrur nga ky person DJ (emri i të cilit mundë të jetë Nderim) dhe kishin ra dakord për dhënien me qira të teknikës së zërimit për një mbrëmje muzikore në Preshevë. 

“Ky person disa ditë më parë pati një bisedë telefonike( nga një numër 0628508930 por që në momentin e bisedës i doli edhe fotoja në telefonin e Arbenit dhe emri Nderim, kështu që emri mund të jetë i rrejshëm por fotoja është vërtet e personit apo më mirë me thënë e hajnit) . Mu prezantua si një Di Xhej dhe se për ditën e shtunë dhe të dielën tha se do ti ketë dy mbrëmje gazmore apo party ne lokalin COCO në Preshevë”, theksoi Saqipi. 

Saqipi dyshon se ky është një mashtrim sepse me një plan të përgatitur me parë dhe është ndihmuar nga dy persona nga Presheva.

“Personi N.N. nga Kosova organizoi dhe me dy vetura për ne në mënyrë të panjohur e nxorri këtë zërim në territorin e Kosovës dhe thjeshte ai bëri një vjedhje dhe më dëmtoi për disa mijëra euro”, ka thënë Saqipi. 

Ky rast është paraqitur në stacionin e policorë të Preshevë dhe në drejtorinë rajonale të policisë në Gjilan për të cilin hetimet janë duke vazhduar. 

Arben Saqipi, kërkon ndihmë në identifikimin e personit në fotografi (DJ) për të cilin supozon se vjen nga komuna e Gjilanit. 

“Pavarësisht nga përfundimi i kësaj vjedhjeje, së paku të gjithë ata që e njohin si dhe familjarët e vet do ta mësojnë se pran tyre jeton një mashtrues dhe hajn”, u shpreh Saqipi.

Zërimi i vjedhur është 1 Mikset Dynacord 1600-3, 2 Boksa Vari Line, 2 Basa Dynacord F8, 1 Mikrofon Ajror Shure Beta 58, 4 Robota Ndriçim dhe 2 Llasera/Titulli.com/

 

 

Komuna e Bujanocit me raketa kundër breshrit
Konkurs për policë të rinj në drejtorinë e Vrajës, të drejtë Bujanoci dhe Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration