Maqedonasit shfrytëzojnë Luginën për ikje nga taksat, por jo edhe punësim
Në kohën e fundit kompanitë maqedone ndërpresin veprimtarinë në vendin e tyre dhe vijnë në Serbi, sepse kanë më shumë lehtësira, shkruajnë mediat nga vendi fqinj.Biznesmenët maqedonas themelojnë kompanitë e tyre kryesisht në Vranjë, Preshevë dhe Bujanoc, shkruan e përditshmja maqedonase “Utrinski vesnik”.
Siç theksojnë ata, si arsye kryesore për hapjen e firmave në Serbi janë harxhimet e vogla, alokimet më të vogla për të punësuarit, legjislacioni ligjor, dënimet e vogla dhe mosegzistimi i detyrimeve shtesë, transmeton Titulli.
Biznesmenët janë dakord se shpenzimet e ulëta për themelimin e firmës nuk janë vendimtare, mirëpo harxhimet ditore të ulëta të cilët kompanitë i kanë në lidhje me menaxhimin e biznesit.
Për hapjen e firmës në Maqedoni janë të nevojshme 5 000 euro, ndërsa në Serbi nevojiten 500 euro.
Edhe përskaj shkrimit të kësaj gazete maqedonase për hapje të këtyre kompanive, në komunat Bujanoc e Preshevë nuk është regjistruar zvogëlimin i numrit të papunëve, përkundër, të dhënat tregojnë se papunësia në këtë rajon është ndër më të lartat këto vitet e fundit./Titulli.com/