Maqedonasit shfrytëzojnë Luginën për ikje nga taksat, por jo edhe punësim
Lokale

Maqedonasit shfrytëzojnë Luginën për ikje nga taksat, por jo edhe punësim

27.Nov.2014 10:13
0
Në kohën e fundit kompanitë maqedone ndërpresin veprimtarinë në vendin e tyre dhe vijnë në Serbi, sepse kanë më shumë lehtësira, shkruajnë mediat nga vendi fqinj.

Biznesmenët maqedonas themelojnë kompanitë e tyre kryesisht në Vranjë, Preshevë dhe Bujanoc, shkruan e përditshmja maqedonase “Utrinski vesnik”.

Siç theksojnë ata, si arsye kryesore për hapjen e firmave në Serbi janë harxhimet e vogla, alokimet më të vogla për të punësuarit, legjislacioni ligjor, dënimet e vogla dhe mosegzistimi i detyrimeve shtesë, transmeton Titulli.

Biznesmenët janë dakord se shpenzimet e ulëta për themelimin e firmës nuk janë vendimtare, mirëpo harxhimet ditore të ulëta të cilët kompanitë i kanë në lidhje me menaxhimin e biznesit.

Për hapjen e firmës në Maqedoni janë të nevojshme 5 000 euro, ndërsa në Serbi nevojiten 500 euro.

Edhe përskaj shkrimit të kësaj gazete maqedonase për hapje të këtyre kompanive, në komunat Bujanoc e Preshevë nuk është regjistruar zvogëlimin i numrit të papunëve, përkundër, të dhënat tregojnë se papunësia në këtë rajon është ndër më të lartat këto vitet e fundit./Titulli.com/

Historike: Medvegja me kryetar shqiptar
Sot, 14 vjet nga konfrontimet e para të UÇPMB-së
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration