Lokale
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” nisë me orë letrare (foto)
Në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc sot është mbajtur orë letrare në shënimin e 12-të vjetorit të rënies së heroit kombëtar, komandantit të UÇPMB-së Ridvan Qazimit.
Me një minutë heshtje në kujtim të të rënëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc është hapur manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”.
Familjarët, përfaqësues të OVL-së së UÇPMB-së, kryetari i Komunës dhe Kuvendit të Bujanocit me përfaqësues të administratës komunale, të Bashkësisë Islame, qytetarë dhe përfaqësues të subjekteve politike shqiptare, morën pjesë në orën letrare kushtuar dëshmorit Ridvan Qazimi – Komandant Lleshi.
Kryetari i Këshillit organizativ i manifestimit dhe njëherit bashkëluftëtari i Komandant Lleshit, Lulzim Ismaili, para të pranishmëve tha se organizimet e tilla janë të vogla për të paraqitur veprimtarinë e komandantit, qoftë në luftë apo paqe, raporton Titulli.
“Sot më 23 maj po bëjmë hapjen e manifestimit tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”. Emri i Ridvan Qazimit na kujtojë një aktorë i cili luajti shumë role në dramën dhe komedinë shqipe”, u shpreh Ismaili, duke thënë se veprimtaria e komandantit ishte e madhe duke pasë parasysh edhe aktivitetin e tij humanitarë.
Në këtë orë letrare nxënësit recituan poezi , ndërsa më pas, nga ora 16h në stadiumin e KF Tërnocit u organizua një ndeshje miqësore në mes të klubit tërnocas dhe mysafirëve, KF Milano-së nga Kumanova.
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte, ku nga ora 13h, nga stadiumi i fshatit do të bëhet marshimi për te vendi i rënies së Komandant Lleshit, te “Gurët e buajve”.
Po këtë ditë nga ora 17h do të defilojnë shoqëritë kulturoro-artistike, ndërsa në orën 19h në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc do të fillojë festivali me mysafirë, aktorin Hadi Shehu.
Të shtunën (25 maj) me fillim në orën 12h, tek stadiumi i fshatit do të mbahet manifestimi qendrorë “Ditët e Komandant Lleshit”, ndërsa në orën 13h do të bëhen homazhe te varri i Ridvan Qazimit.
Sipas Këshillit organizativ, në hapjen e “Ditëve ë Komandant Lleshit” ishin të ftuar edhe përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik dega në Bujanoc, dhe qendra në Preshevë, mirëpo nuk i dinë arsyet e mos pjesëmarrjes së tyre në këtë organizim./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/komandant-lleshi2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!