Manifestim fetar në qendër të Bujanocit
Të martën në mbrëmje për nder të festës së Fitër Bajramit, Departamenti i të Rinjve dhe Gruas pranë KBI-së në Bujanoc ka organizuar një manifestim fetar në sheshin e këtij qyteti.Në prezencë të qindra qytetarëve janë kënduar ilahi si dhe monologje ndërsa mysafirë special kanë qenë Nusret Kurtishi dhe Shukri Selmani të cilët në këtë organizim janë paraqitur me ilahit e tyre, raporton Titulli.
KBI në Bujanoc përmes Departamentit të të Rinjve dhe Gruas për herë të parë organizon një manifestim të tillë në ambient të hapur në sheshin e këtij qyteti./Titulli.com/