Lutfiu pritet në takim nga ministri i shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia
Lokale

Lutfiu pritet në takim nga ministri i shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia

09.Jun.2023 22:42
0

Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka takuar në Prishtinë ministrin e shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, thuhet në tesktine e tij në Facebook.

Postimi në Facebook nga Nevzad Lutfiu:

Në një pritje shumë të përzemërt që pata sot nga ministri i shëndetësisë së Republikës së Kosovës z. Arben Vitia kërkova që qytetarëve të Luginës së Preshevës t’iu mundësohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore në institucionet publike shëndetësore në Kosovë.
 
Një pjesë e madhe e qytetarëve shqiptarë kanë mos besueshmëri të lartë në raport me institucionet spitalore në Serbi. Duke mos pasur besim në këto institucione spitalore në Serbi, ata nuk ndjehen të sigurt në shërbimet që marrin atje.
 
Spitalet e Kosovës kanë gjetur alternativa duke ofruar shërbime shëndetësore për shqiptarët e Luginës, por gjithmonë ekzistojnë hendeqe administrative, zgjidhja e të cilave mbetet në mëshirën e zyrtarëve administrativ. Andaj, mora zotimin e plotë nga ministri Vitia se ai do të trajtoj këtë çështje që do të ndihmonte shumë qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.
 
Po ashtu, falëmnderova ministrin Vitia për kuotat e specializimeve për Luginën e Preshevës dhe angazhimin për eliminimin e barrierave administrative për specializantët nga Lugina e Preshevës.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/utfiu-vitia.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bujanoc: Konkurs publik për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të organizatave sportive
Murati për moslejimin e shfaqjes së filmave në Bujanoc: Serbia duhet t’i ndalojë provokimet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration