Lugina,  vendi i të robëruarve (video)
Lokale

Lugina, vendi i të robëruarve (video)

06.Dec.2014 12:15
0

Emisioni “Cosmo” prodhim i Televizionit Koha Vizion nga Prishtina në ciklin e kaluar të reportazheve vëmendje të veçante i ka kushtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës e me theks të veçante për 102 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit kombëtar.

Gjendjen e shqiptarëve të këtushëm ky emision e ka titulluar “Pavarësia e të robëruarve”, emision në të cilin janë përfshirë krerët komunal, institucional, historian e intelektual. Krejt çka u lejohet shqiptarëve të këtushëm për festën e flamurit është ngritja e këtij të fundit në shtizë të komunave e cila përcillet nga qytetarë, forcat e policisë serbe, por ky flamur valon vetëm deri në mbrëmjen e ditës sepse kaq ka leje nga pushteti qendror.

Ragmi Mustafa kryetar i komunës së Preshevës, ka thënë se shqiptarët e këtushëm janë më të rrezikuar se çdo shqiptar tjetër pa marrë parasysh se ku jeton.

Kurse Nagip Arifi kryetar i komunës së Bujanocit thotë se ajo çka është për të u përshëndetur është se shqiptarët kanë vendosur që të jetojnë në vendet e tyre.

Jonuz Musliu kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka thënë se edhe pse është luftuar për këtë flamur edhe pse është referendumi kërkesat tona akoma nuk po realizohen.

Liderët po ashtu kanë folur dhe për problemet e diplomave nga Kosova të cilat shteti serb akoma nuk i pranon. Diskriminime ka edhe në arsim sipas historianëve të cilët janë prononcuar për emisionin “Cosmo”.

Ndërkaq nxënësit e shkollave të mesme e kanë festuar ditën e flamurit kombëtarë në mënyrat e tyre të cilin ata kanë mundur. Por sa kanë bërë për shqiptarët e Luginës së Preshevës, shteti i Shqipërisë edhe ai i Kosovës, liderët institucional kanë thënë se kanë bërë shumë pak edhe pse në preambulën e kushtetutës së Shqipërisë thuhet se çdo shqiptar jashtë kufijve duhet të mbrohet dhe ndihmohet.

Liderët shqiptar mendojnë se shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë mund të bëjnë shumë më shumë për bashkëkombësit e tyre këtu në mënyrë që shqiptarët mos të diskriminohen./kohavisioni/

Preshevës i "zhduket" fontana?!
A do të shuhet RTV Bujanoci dhe RTV Presheva?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration