Lokale
Lugina përgatitet për Haxh, nisja nesër
Qytetarët e komunave Bujanoc dhe Preshevë janë duke i bërë përgaditjet e fundit para nisjes për në vendin e shenjtë.
37 haxhi nga këto dy komuna (Bujanoc 21 dhe Preshevë16) nisjen për në Qabe do ta bëjnë mëngjesin e ditës së mërkurë, ku me autobus do të dërgohen në aeroportin e Prishtinës.
“Nisja e haxhinjve do të bëhet nesër në orën 7h, duke e filluar nisjen nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc”, i tha Titullit, Ragmi Destani, Kryeimam i KBI-së në Bujanoc.
Siç shpjegoi Destani, haxhitë do të udhëtojnë me autobusë drejt aeroportit të Prishtinës, ndërsa në orën 11:45 kanë të rezervuar fluturimin nga ky aeroport për në atë të Medines.
“Është zgjedhë aeroporti i Medinës për shkak të procedurave më të shpejta dhe ngarkesës më të vogël që ka me udhëtarë, ndërsa nga ky aeroport haxhitë tanë do të udhëtojnë për rreth një orë e gjysmë deri në hotelin e rezervuar”, përfundoi kryeimami Destani.
Hoteli ku do të vendosen haxhitë e Luginës do të jetë shumë afër xhamisë së Pejgamberit, Muhamedit a.s.
Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit BI e Kosovës organizoi shkuarjen për në haxhë vetëm përmes rrugës ajrore.
Lufta në Siri ka pamundësuar rrugën tokësore për shumë haxhinjë të rajonit./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/qabja11.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!