Lugina përfundimisht t’i ribashkohet Kosovës
Zëvendës kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enver Mehmeti ka shprehur shetësimin për situatën e krijuar në Luginë të Preshevës.
Ai përmes një shkrimi në facebook ka thënë se Lugina e Preshevës përfundimisht të i ribashkohet Republikës së Kosovēs e pastaj të flitet pwr zhvillim e progress.
Më poshtë ëstë shkrimi i tij i plotë:
Thujse cdo vendim e veprim i Sërbis është diskriminues ndaj shqiptarëve të Luginës.
Por fatkeqësisht po kemi “vendime”edhe nga Kosova jo të “urta”(jo të “matura”)që po goditen më shumë shqiptarët e Luginës.Masat për mosnjohje të pasaportave kanë godit drejtëpërdrejt shqiptarët e Luginës se sërbet pak e hic nuk udhëtojn nga aeroporti”Adem Jashari”.
Çdo rregull e çdo parim ka përjashtim në ato vendime mund e duhet të ketë përjashtime këtë kemi kërkuar e kërkojm disa here.
Lugina mjaftë është sakrifiku,bëni politikë sa të doni vetëm një të jeni të sigurt se rruga e “paqes përfundimtare”KALON përmes Luginës së Preshevës tjetër rrugë nuk ka.
Mentaliteti integrues në Union Europian nuk i njeh këto metoda kush do që i ndërmerr,për populizëm e mentalitet të brendshëm fatkeqësisht do “dhezin”edhe një kohë.
Shpresojm për një ofensivë të fundit FINALE diplomatike të SHBA-ve ku Lugina e Preshevës përfundimisht të i ribashkohet Republikës së Kosovēs,e pastaj të flasim për zhvillim,progres e suksese e diskriminimi t’i mbetet historisë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ugina-verii.JPG): failed to open stream: No such file or directory