Lokale
Lugina në mitingun e Erdoganit në Stamboll (foto dhe video)
Shqiptarët nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina, sot së bashku kanë marrë pjesë në mitingun mbështetës për kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan që u zhvillua në Stamboll.
Rreth 1.5 milionë qytetarë të Stambollit morën pjesë në mitingun e organizuar në mbështetje të kryeministrit të vendit, duke e përkrahur ate edhe matej në politikën e tij në udhëheqjen dhe zhvillimin e shtetit.
“Ne do të vazhdojmë me demokracinë në vendin tonë, pa marrë parasysh kritikat që vijnë nga Evropa, SHBA e shtetet tjera perëndimore”, tha gjatë fjalimit Erdogan.
Ai në një moment, i përcjellur me brohoritjet e publikut thërriste vendet pjesëmarrëse në miting, në mesi n e të cilës ishin edhe qytet e Kosovës, Maqedonisë, Bosne e Hercegovinës dhe shumë shteteve islame që vijnë nga kontinenti i Azisë.
Në mesin e pjesëmarrësve të këtij tubimi milionësh, ishin edhe një grup prej dhjetë shqiptarëve nga Presheva e Bujanoci dhe nga Kumanova.
Lejlan Sadiku nga Presheva thotë se në “ne erdhëm në mbështetje të një demokracie reale e kohës së sotshme si shembulli më i mirë i zhvillimit në rajon dhe botë, e prirë nga politika e deritanishme e kryeministrit Tajip Erdogan”.
Duke parë situatën nga vendi i ngjarjes, ai komenton kështu protestat e dhunshme të organizuara në Stamboll dhe qytetet tjera të Turqisë
“Fatkeqësisht realiteti mundohet të pasqyrohet në një ekran shumë të ngushtë, një protestë e ngritur mbi një alibi e cila thërret në ekologji, mirëpo ajo është e përfaqësuar në kushte të terrenit me një grumbull njerëzish, kurse neve na serohet një tabloid i mbushur plot e përplot”.
Ndwrsa, Haxhi Ahmet Loci nga Gostivari i Maqedonisë, për Titullin u tha se në tubim ka marrë pjesë së bashku me 109 qytetarë tjerë shqiptar e turq.
“Në mitingun e Erdoganit morëm pjesë 110 qytetarë nga Gostivari. Kemi ardhë pas tubimit përkrahës që e organizuam në Gostivar”, u shpreh Haxhi Ahmeti.
Ai thotë se, po të kishte zgjedhje, kryeministri turk do të fitonte 70 për qind të elektoratit.
“Për mua Erdogan është Halife”, u shpreh Haxhi Ahmeti.
Pjesëmarrësit shqiptar të këtyre trojeve vlerësuan lartë organizimin e tubimit, ndërsa thanë se nën udhëheqjen e Erdoganit, Turqia është bërë shtet i fuqishëm i cili mbron interesat e myslimanëve në mbarë botën.
Tubimi përkrahës u mbajt pas protestave të dhunshme të organizuara në sheshin Taksim të Stambollit në atë të Ankarasë. /Titulli.com/
http://youtu.be/k4P8SUJZgu4
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/Protesta-stamboll-12.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!