Lokale
Lugina me doktorë në fushën e kontabilitetit
Shefket Jakupi nga Konçuli i komunës së Bujanocit ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës në Universitetin publik të Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit, në fushën e kontabilitetit.
[caption id="attachment_100369" align="alignleft" width="265"] Prof.Dr. Shefket Jakupi[/caption]
Të enjten (19 dhjetor) me një mbrojtje impozante Jakupi ka marrë titullin shkencor në fushën e kontabilitetit.
Në një prononcim për Titullin, Dr. Jakupi ka premtuar se do të vazhdojë të kontribuojë në lëmin e ekonomisë, fushën e kontabilitetit, për të cilën tregu i rajonit tonë ka shumë nevojë.
Eksperti në fushën e financave dhe kontabilitetit është ligjërues në fakultete të ndryshme, si publike ashtu edhe ato private, ndërsa njëherit dijen e tij ia përcjellë edhe gjeneratave të reja në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Dr. Shefket Jakupi deri më tani ka botuar një numër të madh të librave të cilat kanë gjet aplikim në fakultete të ndryshme publike e private si:
Universiteti Bujqësor Publik -Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Tiranë;
Universiteti “Kristal” Tiranë;
Universitetin “Luigj Gurakuqi”në Shkodër;
Universiteti Publik i Tetovës në Tetovë;
Universiteti Publik i Prishtinës në Prishtinë;
Kolegji Universitar “GJILANI” në Gjilan;
Kolegji Universitar “AAB” në Prishtinë;
Kolegji Universitar “Univerzum” në Ferizaj;
Kolegji Universitar “Iliria” në Prishtinë;copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/shefket-Jakupi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!