Lugina kërkon vende të rezervuara
Lokale

Lugina kërkon vende të rezervuara

23.Dec.2013 13:53
0
Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës kanë shprehur dëshirën që edhe ata t’i kenë vendet e rezervuara në Kuvendin e Serbisë sikurse përfaqësuesit e serbëve në Kosovë.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka thënë se është mirë që edhe Serbia ta përdorë ketë standard, mirëpo është shprehur shumë skeptik që mund të realizohet kjo ide.

Në një bisedë për “Epokën e re”, Halimi ka deklaruar se pakicat në këtë shtet kanë mundur të përfaqësohen në organin legjislativ vetëm pas vitit 2007. “Ideja që të ketë për shqiptarët vende të tilla është e mirë, por në pyetje është se sa janë shanset të realizohet kjo ide. Dihet se prej vitit 2000 deri në vitin 2007 për të hyrë në Kuvendin e Serbisë ka qenë pragu prej 5-përqindësh, i cili ka qenë i paarritshëm për partitë e pakicave. Dhe nuk ka pasur në parlament përfaqësues të pakicave”, ka thënë Halimi. Ai ka treguar se shqiptarët kanë mundur të përfaqësohen në organin më të lartë legjislativ vetëm kur ka filluar të aplikohet pragu natyror për pakicat. “Prej vitit 2007, kur ka filluar të aplikohet pragu natyror, që do të thotë se për partitë e pakicave nuk ka nevojë të kalohet 5-përqindëshi, por mjafton ta ketë numrin e votave për një deputet, që mesatarisht i bie rreth 14 mijë vota për një deputet. Pra, kur partia e pakicës arrin 14 mijë vota, e siguron një vend në parlament. Shembull, hungarezët, të cilët kanë pasur rreth 70 mijë vota, i kanë pesë deputetë”, është shprehur Halimi, duke shtuar se në këtë mënyrë është arritur që pesha e deputetit të jetë e njëjtë sa iu përket votave. Megjithatë, Halimi ka bërë me dije se diskriminimi i madh qëndron te mbledhja e nënshkrimeve për t’u kandiduar, për faktin se nënshkrimet duhet të vërtetohen në gjykatë. “Këtu është diskriminimi më i madh kur të paraqitet kandidatura. Ne duhet t’i plotësojmë 10 mijë nënshkrime të verifikuara në gjyq njësoj sikur partitë e mëdha që marrin 50 apo 80 deputetë. Kjo është shumë diskriminuese. Pse për neve pakicat të mos jetë 1 mijë e 500 apo 3 mijë nënshkrime”, ka deklaruar Halimi. Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb i ka bërë thirrje shtetit serb të përdorë standarde të njëjta sikurse vendet e rajonit për pakicat. “Kemi raste të shumta në rajon si sistemi zgjedhor në Kroaci, Hungari apo në Mali të Zi, ku vendet për pakicat janë të garantuara. Por modelin që e ka Kosova nuk e ka asnjë shtet në botë, me këtë diskriminim super pozitiv për pakicat”, ka deklaruar Halimi. Në këtë kontekst, ai ka vlerësuar se edhe shqiptarët duhet t’i shtrojnë kërkesat e tyre. Halimi ka treguar se është duke punuar në këtë drejtim, por ka shprehur skepticizmin e tij se mund të ndryshohet ligji aktual. “Normalisht se kërkesat tona duhet të shtohen. Unë jam duke përgatitur diçka për përmirësimin e këtyre diskriminimeve të nënshkrimet, por nuk ma merr mendja se mund të kalojë propozim-amendamenti për ndryshimin e ligjit për zgjedhje. Po në parim ishte dashur të kërkohet”, ka theksuar Halimi. Ai ka thënë se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë është dashur që paralelisht të trajtohet edhe problematika e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Sipas tij, i tërë procesi i dialogut në Bruksel është orientuar kah përmirësimi i pozitës së serbëve në Kosovë. “Deri më tash, kur janë në pyetje problemet jetësore të shqiptarëve të Luginës, Brukseli nuk është marrë me to. Deri më tash edhe bashkësia ndërkombëtare në aspektin e pragmatizmit që ata e kanë, thjesht këtë proces të zgjedhjeve të problemeve në veri të Kosovës nuk do ta rrezikojë me asnjë veprim tjetër”, ka deklaruar Halimi. Halimi i ka bërë me dije faktorit ndërkombëtar se një politikë e tillë është jo e qëndrueshme dhe e paarsyeshme. “Kjo është një politikë që nuk siguron stabilitetin afatgjatë, por në aspekt të pragmatizmit e ka këtë orientim që të zgjidhet vetëm ky problem. Ani pse do të ishte më mirë që paralelisht të zgjidhet edhe problemi i shqiptarëve të Luginës”, është shprehur deputeti Halimi. Një ditë më herët edhe Lëvizja “Vatra” ka kërkuar që në Parlamentin e Serbisë të ketë vende të rezervuara për përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës. Kjo lëvizje ka kërkuar që kjo çështje të diskutohet në mes të dy kryeministrave në Bruksel. “Duke ditur gjendjen e rëndë diskriminuese të banorëve të Kosovës Lindore kërkojmë nga kryeministri Hashim Thaçi dhe baronesha Catherine Ashton të kërkojë nga kryeministri serb, Ivica Daçiq, që edhe në Parlamentin e Serbisë të ketë vende të rezervuara për përfaqësuesit e banorëve të Kosovës Lindore”, është thënë në një komunikatë për media të Lëvizjes “Vatra”./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/Riza-Halimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Preshevë: Mbulesa në shkolla, titull nderi?
Kolonat vazhdojnë në Konçul
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration