Musliu: Lufta çlirimtare e UÇK-së është drejtë dhe e dinjitetshme
Lokale

Musliu: Lufta çlirimtare e UÇK-së është drejtë dhe e dinjitetshme

29.Nov.2012 17:19
0
[caption id="attachment_43436" align="alignleft" width="240"] Edmons Isufi - Kryetar i OVL të UÇPMB-së[/caption] Lirimi I Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt në Luginëne Preshevës konsiderohet jo vetëm triumf i drejtësisë së nëpërkëmbur por dhurata më e mirë e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Përfaqësuesit e Organizatës së Luftëtarëve të UÇPMB-së e kanë përshëndetur vendimin e drejtë të Tribunalit të Hagës, për të cilin kanë thënë se një epilog i tillë ndonëse i vonuar ka qenë I njohur për të gjithë sepse UÇK ka qenë Ushtri Çlirimtare. Edmond Isufi - Kryetar i OVL të UÇPMB-së, në një deklarat për PreshevaNEWS, ka thënë se ky lajm ndonëse i vonuar është pritur, duke ditur qëllimin e Ushtrive Çlirimtare, nuk mund të besohet në aktakuzat e ngritura. Isufi, ka uruar familjet Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj për lirimin e djemve të tyre, ndërkohë që I ka uruar gjithë shqiptarëve ku do që janë, triumfin e drejtësisë së  luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjitha Ushtrive Çlirimtare të shqiptarëve. Lajmi për lirimin e ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ka gëzuar qytetarët shqiptarë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Shqiptarët e Luginës konsiderojnë se lirimi i tre komandantëve të UÇK-së e sidomos lirimi i ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt për të dytën herë nga Tribunali i Hagës është triumf i drejtësisë dhe njëkohësisht dhurata më e mirë e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Për t`iu bashkuar festës së paralajmëruar me rastin e pritjes së organizuar të kthimit të tre çlirimtarëve nga Tribunali i Hagës, nga Lugina e Preshevës janë nisur shumë qytetarë./Titulli.com/ **********************************************************************************************************   Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa,   Me rastin e lirimit të ish kryeministrit të Kosovës e njëherit Liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga gjyqi i Hagës, përshëndetje e veçantë i përcillet gjithë popullit shqiptar kudo që gjendet. Me këtë akt drejtësie të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës konfirmohet lufta e drejtë e UÇK-së dhe faqebardhësia e plotë e zotit Haradinaj. Në këtë kohë, pikërisht ditën e parë të fillimit të shekullit të dytë të pavarësisë së Shqipërisë vazhdohet festa e madhe e kombit shqiptar. Lirimi në pafajësi i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tijë Lahi Brahimaj e Idriz Balaj, Republikës së Kosovës dhe gjithë shqiptarëve u sjell një potencial shumë të fuqishëm politikë për të ardhmën e shqiptarëve. Lugina e Preshevës me një siguri të madhe do të jetë e mbështetur si në rrafshin politikë poashtu edhe dimensione tjera shoqëroro ekonomike.   Tani, është koha që qeveria serbe pa u hamendur të kërkojë falje shqiptarëve të Republikës së Kosovës për të gjitha veprimet e forcave të saja militare e paramilitare të kryera gjatë tërë viteve të nëntëdhjeta ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare. Gjithsesi të vazhdojë bisedimet me autoritetet homologe të saja në Kosovë gjer në njohjen e realitetit më të ri të sajë, njohjen e Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë arrihet pajtueshmëria e plotë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve e njëherit krijimi i kushteve për hyrjen e gjithë rajonit në Evropën e Bashkur atje ku e kemi vendin e merituar të gjithë. Me rastin e lirimit të ish kryeministrit të Kosovës e njëherit Liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga gjyqi i Hagës, përshëndetje e veçantë i përcillet gjithë popullit shqiptar kudo që gjendet. Me këtë akt drejtësie të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës konfirmohet lufta e drejtë e UÇK-së dhe faqebardhësia e plotë e zotit Haradinaj. Në këtë kohë, pikërisht ditën e parë të fillimit të shekullit të dytë të pavarësisë së Shqipërisë vazhdohet festa e madhe e kombit shqiptar. Lirimi në pafajësi i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tijë Lahi Brahimaj e Idriz Balaj, Republikës së Kosovës dhe gjithë shqiptarëve u sjell një potencial shumë të fuqishëm politikë për të ardhmën e shqiptarëve. Lugina e Preshevës me një siguri të madhe do të jetë e mbështetur si në rrafshin politikë poashtu edhe dimensione tjera shoqëroro ekonomike. Tani, është koha që qeveria serbe pa u hamendur të kërkojë falje shqiptarëve të Republikës së Kosovës për të gjitha veprimet e forcave të saja militare e paramilitare të kryera gjatë tërë viteve të nëntëdhjeta ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare. Gjithsesi të vazhdojë bisedimet me autoritetet homologe të saja në Kosovë gjer në njohjen e realitetit më të ri të sajë, njohjen e Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë arrihet pajtueshmëria e plotë ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve e njëherit krijimi i kushteve për hyrjen e gjithë rajonit në Evropën e Bashkur atje ku e kemi vendin e merituar të gjithë. **********************************************************************************************************   Lëvizja e Progresit Demokratik, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin nga gjitha akuzat ish komandantët e UÇK-së: Ramush Haradinaj, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj. Triumfi i drejtësisë në Tribunalin e Hagës është edhe një dëshmi se lufta çlirimtare e UÇK-së është drejtë dhe e dinjitetshme. Shqiptarët e Luginës së Preshevës me gëzim e kanë pritur lirimin e ish kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe bashkëkomandatëve të tij, të cilët e dëshmuan pafajësinë dhe legjitimuan luftën çlirimtare të Kosovës. LPD, konsideron se fitorja e Ramush Haradinajt, ish komandant i UÇK-së për Dukagjin si një fitore edhe e luftës çlirimtare të UÇPMB-së, për liri dhe drejtësi në Luginën e Preshevës. Fitorja e drejtësisë për komandantët e UÇK-së është një motiv i madh edhe për ish luftëtarët e lirisë të UÇPMB-së, të cilët po i vuajnë dënimet padrejtësisht nëpër burgjet e Serbisë,

 

NGA KRYESIA E LPD-së

Jonuz Musliu – kryetar

**********************************************************************************************************

   copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/LPD-logo.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kalorësit e Pavarësisë u kthyen në Gjilan
Hakerët serb rrëzuan faqen e Komunës së Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration