Lugina e Preshevës rast humanitar apo kombëtar...?
Lokale

Lugina e Preshevës rast humanitar apo kombëtar...?

03.Mar.2014 09:51
0
Ndërsa, në Shqipëri bëhen protesta dhe luftë për pushtet nëpërmjet pretendimeve të ndryshme karrieriste, po ashtu edhe në Kosovë, në Luginën e Preshevës bëhet diskutim krejt ndryshe, ai i mbijetesës së shqiptarëve në këtë anë, arsimimit të tyre në gjuhen shqipe dhe kthimin e të zhvendosurve në vendet e tyre. Shkruan: Fidan Mustafa Fidan Mustafa Zhvillimet e ngjarjeve të fundit në aspektin politik dhe të (pa)sigurisë në Luginë të Preshevës, po vazhdojnë ta rëndojnë jetën në ketë anë. Mungesa e investimeve në fushën e ekonomisë,kufizimi i hapësirës për qarkullim të lirë, mungesa e investimeve serioze në ketë pjesë dhe pamundësia e studimeve në gjuhen shqipe, po ua pamundëson jetesën dhe qëndrimin e mëtejmë të shqiptarëve në këtë vend. Deri sa në Tiranë e Prishtinë flitet për konstruktivitetin e lart ndaj fqinjëve tanë, me theks të veçantë ndaj Serbisë, në Luginë të Preshevës flitet për destruktivitetin e politikave të shtetit serb ndaj shqiptarëve, të cilët kanë problem në zbatimin e të drejtës në përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip në veprimtaritë e organeve shtetërore të nivelit publik e lokal, në përdorimin e simboleve kombëtare, në lirin e lëvizës e tej. Sot, sëmundja që e rëndon më së shumti Luginën e Preshevës nuk është mungesa e 100 mijë eurove, por është largimi i popullatës në heshtje nga këto anë. E themi në heshtje mbasi që shumë nga shqiptaret që largohen janë të aspektit ekonomik, profesional dhe të kuadrove të cilat shkollohen në Kosovë e Shqipëri, në mungesë të një ekonomie të zhvilluar dhe një universiteti publik në Preshevë apo Bujanovc. Sikur të bëjmë një analizë të thjeshtë shohim se studentet e Luginës të cilët vijojnë studimet në Kosovë, shumë nga ata qëndrojnë 4-6 vite, që d.m.th se shumë nga ata vijnë me familjet e tyre, madje shumë nga ta edhe krijojnë familje në Kosovë, që në njëjar forme më shumë lidhen me shtetin e Kosovës se sa me vendlindjen e tij. Unë kam takuar disa nga studentet të cilët vijojnë studimet në Kosovë dhe gjatë bisedave që kemi zhvilluar me ta, kemi vejtur se në shumicën e rasteve më shumë arsye kanë të qëndrojnë në Kosovë se të kthehen në Luginë të Preshevës pas përfundimit te studimeve. Për shembull: arsyet pse rrinë në Kosovë studentet nga Lugina janë: se ata krijojnë shoqërinë, krijojnë marrëdhënie pune, krijojnë jetën profesionale, krijojnë familje etj, por nëse shtrojmë pyetjen; po pse duhet të kthehet në Luginë të Preshevës, ai ka vetëm një arsye: sepse është vendlindja e tij. Shqiptarët në Luginë të Preshevës ballafaqohen me shume problematika të natyrave të ndryshme mirëpo, hapja e një universiteti publik në kuadër të universitetit të Tiranës apo të Prishtinës, do të ndikonte në rritjet e arsyeve për të qëndruar në trojet e tyre. Sepse, siç e cekëm edhe më lartë, duke u hapur një universitet publik në Luginë të Preshevës, krijohet një klimë e re për të qëndruar të rinjtë, kuadrot e intelektualet e kësaj ane do të kenë një vend pune dhe një arsye më shumë për të qëndruar. Ne e çmojmë nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Shqipërisë për bashkëpunim dhe për mbështetje financiare në Luginën e Preshevës, por çështja e Luginës nuk duhej trajtuar si një çështje humanitare por si një çështje kombëtare, me një urgjencë të madhe për të themeluar mekanizma ministror të përbashkëta (Shqipëria dhe Kosova) në mbështetje të shqiptarëve jashtë trojeve etnike. Të drejtat dhe lirit e shqiptarëve në Luginë të Preshevës nuk duhej të lihen vetëm barrë e spektrit politik atje, por duhet të ngritën në nivel ndërkombëtar nga Tirana e Prishtina për diskutim. Është me urgjencë që dy shtetet shqiptare të përgatisin një draft rezolutë që do të kushtëzonte Serbinë për anëtarësim në BE, me të drejtat e shqiptarëve në këto anë e cila do të duhej t’i dorëzohej ShBA-së dhe Bashkimit Evropian. Diplomacia shqiptare e ajo kosovare duhet të jetë në ofensivë me të gjitha mekanizmat në dispozicion në raport me Serbinë, e jo vetëm të themi se ne jemi konstruktiv. Gjithsesi qeveritë shqiptare duhet me urgjencë të themelojnë Ministrin e të Drejtave të Shqiptarëve Jashtë Trojeve Etnike. Ministri, e cila nuk duhej të ketë një buxhet me shuma simbolike që një person i UDB-së e posedon pagën vjetore, por duhet të ndajmë shuma më të mëdha./Titulli.com/
100 studentë nga Lugina vizitojnë Turqinë (foto)
Dridhjet e tokës në Luginë edhe pas mesnate
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration