Lokale
Lugina e Preshevës në okupim klasik
Pas protestës që të shtunën u mbajt në qendër të Preshevës, në vendin ku më parë ishte i vendosur lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së, shqiptarët e Preshevës, tani përpos të drejtave të tyre dhe përpos që t’i gëzojnë të drejtat e tyre njësoj siç i gëzojnë serbët në Kosovë, ata kërkojnë edhe praninë e forcave ndërkombëtare.
Jonuz Musliu, lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, njëherësh edhe ish-përfaqësues politik i UÇPMB-së, ka deklaruar se protesta e së shtunës ka qenë vetëm një mesazh për faktorin ndërkombëtar, Beogradin e Brukselin për gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, si dhe kërkoi që të ketë prani të forcave ndërkombëtare në këtë rajon.
“Faktori ndërkombëtar urgjentisht duhet të jetë prezent në Luginë të Preshevës, edhe NATO-ja edhe sado një forcë fizike e armatosur në Luginë të Preshevës për ta monitoruar situatën në Luginë të Preshevës, që të mos eskalojë, sepse në të kundërtën shqiptarët e kësaj pjese nuk do të rrinë duarkryq. Shqiptarët do t’i kërkojnë të drejtat e tyre një herë me protestë pastaj do të përdorin edhe metoda të tjera”, ka deklaruar Musliu. Protesta, sipas tij, është një mesazh për faktorin ndërkombëtar edhe për Beogradin, por edhe për Brukselin se Lugina po ballafaqohet me diskriminim.
Sipas tij, problemet e shqiptarëve në Luginë nuk janë zgjidhur edhe pas 12 viteve dhe se është momenti i fundit që sipas Musliut, shqiptarët duhet të veprojnë të unifikuar në zgjidhjen e këtij problemi.
Në anën tjetër politikanët dhe analistët në Kosovë, gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës e shohin si të lënë pas dore nga institucionet kosovare e shqiptare dhe se ata as nuk presin që këto institucione t’i dalin në ndihmë ndonjëherë shqiptarëve të Luginës.
Avni Zogiani, analist politik, ka thënë se politikanëve në Prishtinë nuk u interesojnë fare të drejtat e shqiptarëve kudo qofshin ata. Sipas tij, ata merren vetëm me administrim të tenderëve dhe aspekteve të tjera korruptive. Zogiani ka thënë që nuk pret që Kosova të bëjë ndonjë gjë për shqiptarët e Luginës së Preshevës e aq më pak Shqipëria. “Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë mbetur nën mëshirën e fatit”, tha ai, raporton Zëri.
“Shqiptarët kanë qenë dhe janë nën mëshirë të fatit derisa kemi politikë krejtësisht antagoniste që nuk e ka asnjë prioritet nacional. Prandaj nuk ka kuptim as të pritet diçka më shumë prej Kosovës e aq më pak prej Shqipërisë. Ivica Daçiq ka qenë në asamblenë e Partisë Socialiste dhe LSI-së, ndërsa gjysma e politikës në Shqipëri mendoj se janë pro serbe, të mos them krejt”, ka deklaruar Zogiani.
Ndërkaq, Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë që insitucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për shqiptarët e Kosovës e aq më pak, sipas tij, do të bëjnë ndonjë gjë për shqiptarët e Luginës. Ai ka thënë që shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, përpos nuk janë ndihmuar nga institucionet, shpeshherë, sipas Selimit, ata edhe janë dëmtuar.
“Madje përveç se nuk kanë bërë asgjë, shpeshherë i kanë penguar, i kanë dëmtuar duke pranuar që me bisedime me Serbinë të mos e llogarisin, të mos e fusin fare temën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në bisedime. Kështu që jo thjesht janë të pandihmuar, por janë të përjashtuar nga procesi i zhvillimeve të shqiptarëve këtu”, ka deklaruar Selimi, duke shtuar se kjo gjendje e shqiptarëve në Luginë të Preshevës është një gjendje e okupimit klasik të Serbisë. “Kështu që s’ka se si të thuhet ndryshe përveç se atje ekziston një okupim klasik i Serbisë mbi trojet shqiptare, është një territor shqiptar i paçliruar”, ka thënë Selimi./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/presheve-protesta.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!