Lugina e Preshevës kërkon ndihmën e Kuvendit të Kosovës
Lokale

Lugina e Preshevës kërkon ndihmën e Kuvendit të Kosovës

19.Dec.2014 14:31
0
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar të premten kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

Në fillim të takimit, Mustafa e uroi kryetarin për pozitën e re në krye të legjislativit të Kosovës, duke shprehur besim se gjatë mandatit të tij do të ketë intensifikim të marrëdhënieve me shqiptarët e Luginës, duke i bërë ato edhe më përmbajtjesore.

Veseli dhe Mustafa diskutuan për zhvillimet në vend dhe rajon, për dialogun ndërshtetëror aktual, bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Kuvendit dhe komunave të Luginës së Preshevës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe implementimin e marrëveshjeve ndërshtetërore.

Ishte qëndrim i përbashkët i takimit se duhet të respektohen të drejtat e njeriut, si dhe të integrohen pakicat në institucione, në mënyrë që komunitetet pakicë të jenë vendimmarrëse në nivele të ndryshme, të kenë qasje të papenguar në edukim, shëndetësi, zhvillim ekonomik, ruajtjen e identitetit nacional etj., gjithnjë me ligje dhe praktika që përafrojnë vendet e Ballkanit me Bashkimin Evropian.

Veseli inkurajoi Mustafën, në veçanti për zhvillimet pozitive në fushën e edukimit, duke theksuar se me përkushtim do të përkrahë marrëveshjet e deritashme të Kuvendit me komunat me shumicë shqiptare të Luginës, raportojn mediat e Kosovës.

Ai më këtë rast ka cekur rëndësinë e dialogut, relaksimin e raporteve shtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e veçmas implementimin e marrëveshjeve ndërshtetërore me qëllim të përmirësimit substancial të jetës së të gjithë qytetarëve.

Bashkëbiseduesit ishin të një mendjeje se ka vend dhe vullnet për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, me interes të gjithanshëm. /Titulli.com/

Skandaloze: Kapet trafikanti i kosovarëve me formularët e nxjerrë në Konçul (Dokument)
Kolonë në Konçul (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration