Kolonë në Konçul (Foto)
Tani kur po afrohet Viti i Ri dhe pushimet e bashkatdhetarëve nga vendet e Evropës Perëndimore, kanë filluar të shtohen edhe pritjet në pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës.Në vendkalimin Konçul – Dheu i Bardh kanë filluar të shtohen makinat që vijnë kryesisht nga Zvicra dhe për destinacion final kanë qytetet e Kosovës.
Qytetarët që kanë shfrytëzuar të premten këtë vendkalim, kanë njoftuar në redaksinë e portalit informativ Titulli.com, se pritjet janë përreth një orë.
Fluksi i bashkatdhetarëve të cilët vijnë për pushime në Kosovë pritet të intensifikohet ditëve në vijim, e me këtë edhe pritjet do të zgjaten për të hyrë nga Serbia në Kosovë./Titulli.com/