Lugina do qeveri të fuqishme
Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe analisti nga Presheva, Belgzim Kamberi, e konsideron të domosdoshme që në Prishtinë të formohet një qeveri e fuqishme, demokratike dhe me ndikim, që të reflektojë edhe në Luginën e Preshevës.Ai tha në intervistën dhënë “Zërit” se qeveria aktuale i ka injoruar në vijimësi shqiptarët e mbetur jashtë kufirit, ndërsa tashmë, siç tha ai, ka ardhur koha që të intervenohet me urgjencë për të “shpëtuar atë që mund të shpëtohet” në Luginë.
Kamberi tha se gjatë krijimit të institucioneve të reja duhet të respektohet parimi demokratik që vlen kudo, ndërsa e konsideron jo të arsyeshme, madje infantile, intervenimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë. Po ashtu analisti nga Presheva ka vërejtje edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm e ka rivërtetuar tërë absurditetin e sotshëm, se mbi çfarë rregullimi juridik dhe politik është ndërtuar dhe funksionon Republika e Kosovës”, tha ai./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/14130_belgzim-kamberi.jpg): failed to open stream: No such file or directory