Lugina do heqjen apo uljen e kërkesës për pajisje me dokumentacion kosovar
Shqiptarët nga Presheva, Medvegja e Bujanovci po kërkojnë që të lehtësohen kriteret për t’u pajisur me dokumente të Kosovës.
Ata thonë se duhet të hiqet kriteri i cili kërkon që aplikuesi për lejeqëndrim të ketë në llogari bankare 6 mijë euro, si mjete që shërbejnë për jetesë në Kosovë.
Përfaqësuesit e këtyre qytetarëve kërkojnë që kjo shumë të ulet në 500 euro.
Gjatë një takimi nga Lëvizja Vatra dhe MPB-ja janë dakorduar për krijimin e një grupi punues për përmirësimin e këtij kriteri.
"Sot na priti në takim Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla , me të cilin diskutuam lidhur me problemet e qytetarëve të Luginës, e në veçanti lidhur me pajisjen e tyre me shtetësi të Kosovës", ka shkruar Kushtrim Kadriu nga Lëvizja Vatra pas takimit me ministrin Svecla.
Ai tha se me Sveqlën u dakorduam që të krijojmë një ekip që do të merret ekskluzivisht me këtë problem.
"I falënderojmë përzemërsisht Ministrin Xhelal Sfeçla si dhe Zv. ministrin Hysen Durmishi për ndihmën e dhënë", është shprehur Kadriu.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/eternjoftimi-ks.jpg): failed to open stream: No such file or directory