Urimet e institucioneve me rastin e vitit të ri
Të dashur qytetarë të komunës së Bujanocit,
Shfrytëzoj rastin që në emrin tim personal dhe në emër të pushtetit lokal të komunës së Bujanocit të ju uroj ndërrimin e motmoteve duke ju dëshiruar që viti i ardhshëm të jetë vit i sukseseve. Vitin që e lamë pas ishte vit i frytdhënies në zhvillimin e përgjithshëm të komunës së Bujanocit. Do të punojmë në konsolidimin e mëtejshëm të sigurisë dhe të stabilitetit politik. Objektiva tona të përbashkëta janë: zhvillimi ekonomik, investimet dhe krijimi i vendeve të reja të punës për të rinjtë e komunës së Bujanocit. Do të punojmë për krijimin e një baze ligjore për privatizimin dhe ringjalljen e ekonomisë ne komunën tone. Sektori privat do të ketë përkrahjen tonë në të gjitha fushat. Viti i ri do të jetë vit i thellimit të besimit në vlerat e demokracisë, lirisë, përparimit, dinjitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit, urime Viti i Ri 2013. Dr. Nagip Arifi, Kryetar i Komunës së Bujanocit----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore i uron Vitin e Ri 2013 të gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës duke i uruar një vit të mbarë, shëndet, përparim dhe progres individual, familjar dhe shoqëror Viti 2012 ishte vit i sfidave, vështirësive për qytetarët e Luginës, andaj i dëshirojmë atyre që gjatë vitit 2013 të kenë më pak sfida dhe vështirësi, por të kenë më tepër të mira materiale dhe shpirtërore dhe me to ta begatojnë jetën e tyre individuale dhe familjare. Poashtu urimi i Shoqatës shkon në drejtim që viti 2013 të jetë vit kur Shqiptarëve të Luginës dhe më gjërë i përmbushen dëshirat dhe aspiratat shekullore për bashkim kombëtar në Europën e Bashkuar.G Ë Z U A R 2013
Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------QOFTË NJË VIT I MBARË PËR TË GJITHË NE!
Të nderuara zonja dhe zotërinj,Të respektuar miq, Kam kënaqësinë, që në emër të Lëvizjes së Progresit Demokratik, t’ju përgëzoj për festën e Vitit të Ri 2013-të. Edhe ky vit, që po e lëmë pas, ashtu si ata të mëparshmit, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, do të përmendet si një vit, i cili po përmbyllet me një varg çështjesh të pazgjidhura politike dhe ekonomike. Beogradit zyrtar nuk po tregon vullnet të mirë, që këto probleme t’i zgjidhë seriozisht, ndaj shqiptarët e Luginës, por përkundrazi po krijon probleme të reja për ta destabilizuar këtë rajon, deri dje të përfshirë nga flakët e luftës. Situata politike dhe e sigurisë në Luginë, mbetet edhe më tutje e vështirë dhe e pa perspektivë, siç janë arrestimet e shqiptarëve, koncentrimi i shtuar i forcave të armatosura serbe, shpërnguljet në heshtje, diskriminimi sistematike ndaj shqiptarëve e kështu me radhë. Ndonëse, shqiptarët e Luginës participojnë në jetën institucionale në Serbi, kjo rrugë institucionale nuk po jep rezultate të kënaqshme sa i përket zgjidhjes politike të problemeve të grumbulluara me vite në këto hapësira të këtij rajoni. Ish regjimi i dikurshëm i Beogradit para 12 vjetësh solli frymën luftarake në Luginën e Preshevës, ku shqiptarët të mllefosur ngjeshën amët dhe u vunë në mbrojtjen e pragut të shtëpisë, të nderit dhe dinjitetit të tyre. Edhe pas konflikteve të armatosura të zhvilluara në Luginë, po përsëritet e njëjta gjendje, ndonëse tashmë me metoda të reja politike. Rast konkret kemi, majin e këtij viti, gjatë zgjedhjeve të reja për pushtet lokal, kur Beogradi arrestoi një grup shqiptarësh, ish pjesëtar të UÇPMB-së dhe me akuzën për terrorizëm, për t’i minuar rezultatet e zgjedhjeve në favor të serbëve. Pavarësisht nga këto metoda jocivilizuese të Beogradit, shqiptarët për herë të parë në historinë e këtyre komunave, krijuan një kuvend qind për qind shqiptar në Preshevë dhe arritën të sigurojnë 30 këshilltarë shqiptarë në Kuvendin Komunal të Bujanocit. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, e posaçërisht ata të Komunës së Bujanocit, pas formimit të qeverisjes lokale nga një koalicion joparimor multietnik, duke nxjerr në opozitë shumicën shqiptare, po e përmbyllin një vit të rëndë politik e ekonomik, me ngecje e sfida të papritura. Kërkesat tona legjitime për më shumë të drejta në të gjitha sferat e veprimtarisë qytetare dhe kombëtare do të vazhdojnë edhe në vitin 2013-të, pa u përkulur para presioneve sistematike të Beogradit. Zonja dhe zotërinj, Përkundër gjitha këtyre të këqijave që i kanë përjetuar shqiptarët e Luginës së Preshevës, gjatë vitit që po e lëmë prapa, ata patën edhe gëzime me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, një festë e madhe kombëtare e cila i mbanë ata me shpresë se një ditë do të jetojnë bashkërisht, në një shtet e komb të përbashkët. Urime Vitin e Ri 2013-të, plot shëndet, lumturi dhe harmoni familjare. Qoftë një vit i mbarë dhe i lumtur për të gjithë ne! Gëzuar!NGA KRYESIA E LPD-së Jonuz Musliu – kryetar
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
PARTIA LIBERALE DEMOKRATIKE KËSHILLI KOMUNAL Nr.25/2012 Data. 31.12.2012 P r e sh e v ë Në vigjilje të vitit të Ri 2013, vit veçanarisht i rëndësishëm për të ardhmen e luginës tonë, ju urojmë nga thellsija e zemrës sime urimet me dëshirat më të mira për lumturinë tuaj dhe familjeve tuaja. Uroj që viti 2013 të jet një vit i përparimit më të madh për luginën tonë, një vit më veprues për një zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe politikë dhe për një mirqenie më të qëndrueshme për gjith qytetarët. Në këtë natë gëzimi t’i bëjmë bashkë dëshirat, vullnetin e mirë dhe veprimet për një Luginë më prosperuese më të fortë e më të lumtur. Të kujtojm me krenari të gjith ata që flijuan jetën për të drejtat tona, ku ne si këshilli do të mundohemi që në vitin 2013 sëpaku ti shpërblejm familjarët e tyre me vedne pune, duke mos lënë ata të bredhin rrugëve. Të nderuar bashkë qytetarë, Viti i kaluar konsolidon rrugën e drejtë që nisëm duke rrezikuar shumë vehtën për të mirën dhe prespektivën e të tjerve. Gjatë një vjetorit të këshillit tonë, ka qen vit i suksesit edhe pse nuk patë asnjë grimc pushtet në duar tona ne po realizojm programin dhe projektet tona ku ato nuk do të ken të ndalur. Ne do tju jemi mirënjohës të gjith atyre që na mbështetën ne zgjedhjet e 6 majit se ju jeni qelsi i realizimit të punës tonë. Ju keni ushqyer tek ne vendosmërinë për ti çuar gjërat përpara për ti parë ato me syrin e së ardhmës. Dhe ne do tju qëndrojmë besnik ju dhe qytetarëve. Sot, ne jemi të sigurt më shumë se çdo herë tjetër se asgjë nuk duhet të na bëjë pesimistë, për kundrazi, kemi të gjitha arsyjet për të qenë ndryshe, për të parë prespektivën me ngjyra të çelta e që i përkasin shekullit 21. Ajo është e ardhmëja jonë, fëmijëve tanë dhe brezave tanë. Për të duhet dhe të përpiqemi të luftojmë sëbashku, duke besuar në çdo çast se kemi bërë dhe po bëjmë më të mirën. Për fund në emër të këshillit të PLD-së, në emrin tim personal dhe në emrin e kryetarit Çedomir Jovanoviq ju urojmë gjith qytetarëve festën e vititi të ri duke ju dëshiruar shum shëndet, dashurim, mbarsi paqe dhe tolerancë. Me shumë respekt Kujtim Sadriu. Gëzuar vitin e Ri. ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- Këshilli Kombëtar Shqiptarë Urojmë të gjithë shqiptarët për një vite të mbarë, duke e parë vitin 2013 si vitë i sfidave dhe detyrave të të gjithëve në obligimet dhe detyrimet e ndërmarra e që parashikon përgjegjësinë e madhe. Viti 2013 është vitë i përgjegjësive të mëdha të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ashtu si unë, të gjithë shqiptarët urojnë, që shqiptarët që jetojnë në këto hapësira të shndërrohet në një shoqëri që udhëhiqet nga vlerat dhe virtytet, ku shqiptari të ndjehet i lirë dhe i barabartë në një hapësire ku demokracia ka peshën dhe rendësin që kërkon e ardhmja! Në vitin 2013 urojmë që të gjitha arritjet e deritanishme në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip të na nxisin që së bashku të përballojmë sfidat që po zbërthehen nga politika pan-rajonale. Ecja përpara dhe përmisimi i këtyre fushave kyçe në përmasimin e jetës së qytetarëve tanë nuk duhet të ndihen të rrezikuara nga presionet dhe imponimet politike. Të drejtat janë të garantuar qoftë nga ligjet, qoftë nga konventat ndërkombëtare. Urojë që të gjithë, të moshuarit, fëmijët, të rinjtë, nënat, prindërit, familjet në nevojë dhe të pastrehët për një vite të mbarë, për një vite të suksesit. Urime. Këshilli Kombëtar Shqiptarë, Galip Beqiri. Këshilli Kombëtar Shqiptar17520 Bujanoc, K.Petroviq, bb.,
e-mail: keshillikombetarshqiptar@gmail.com
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/2013.jpg): failed to open stream: No such file or directory