LPD - UDSH-së: Merreni më akuza të pabaza dhe shpifëse
Lokale

LPD - UDSH-së: Merreni më akuza të pabaza dhe shpifëse

17.May.2013 23:35
0
Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), zgjerimin e koalicionit qeverisës në Bujanoc e vlerëson një hap pozitiv drejt konsolidimit të institucioneve komunale, të dala nga zgjedhjet e vitit të kaluar për pushtet lokal. LPD, reagimin e Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) për kinse shkelje të “Marrëveshjes së përbashkët të 6 qershorit e konsideron tendencioze dhe ndjellakeqe. LPD ia përkujton UDSH-së se nuk kemi të bëjmë me ndonjë marrëveshje por për një Kumtesë, të përbashkët e cila kishte për synim “bashkëveprim politik brenda përbërjes së Kuvendit komunal në Bujanoc, me qëllim të mbrojtjes të interesave jetësore të shqiptarëve në komunën e Bujanocit”. “Është e drejtë e çdo subjekti politik të vendos për të hyrë në pushtet ose për të qëndruar në opozitë”, thotë LPD duke theksuar se zgjerimi i koalicionit qeverisës është një proces i dyerve të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e qeverisjes efikase e të përgjegjshme. “UDSH në Bujanoc, s’ka nevojë të merret më akuza të tilla të pabaza dhe shpifëse. Participimi në pushtet për avancimin dhe afirmimin e institucioneve të dala nga vota e popullit, nuk do të thotë “shkelje mbi gjakun e dëshmorëve”, siç reagon UDSH-ja shkruan në reagimin e Lëvizjes së Progresit Demokratik. Mëtej subjekti i Jonuz Musliut thotë se “LPD është një subjekt i dëshmuar për realizimin e kërkesave të shqiptarëve për më shumë të drejta në fushën e të drejtave individuale dhe kolektive, prandaj do krahasim për kinse servilizëm, paterica e interesa personale, i qofshin me nder UDSH-së”. Pavarësisht nga reagimet e UDSH-së, Lëvizja e Progresit Demokratik, kërkon nga spektri politik shqiptar i Luginës së Preshevës, për një unitet rreth manifestimeve të përvjetorëve të UÇPMB-së dhe unifikimit të qëndrimeve konform Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1991, pastaj në pajtim me Marrëveshjen e Konçulit dhe Platformën e këshilltarëve shqiptarë të tre kuvendeve të vitit 2006, për ta jetësuar vullnetin e popullit të shprehur me referendum për bashkim me Kosovën, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga lideri i LPD-së, Jonuz Musliu./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/LPD11-300x216.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Musliu: E lashë UDSH-në për shkak të PVD-së dhe thyerjes së parimeve
Ilmi Ibrahimi kthehet drejtor me masa të dhunshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration